Nicolás Maduro

SHBA konfiskon avionin e presidentit venezuelian, Maduro

3 Shtator, 12:59| Përditesimi: 3 Shtator, 13:09

  • Share

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë sekuestruar një avion luksoz që i përket presidentit autoritar të Venezuelës, Nicolás Maduro, me pretendimin se blerja e tij ishte në kundërshtim me sanksionet amerikane.

Departamenti Amerikan i Drejtësisë tha se avioni ‘Dassault Falcon 900EX’ u konfiskua në Republikën Domenikane dhe u transferua në Florida.

Prokurori i Përgjithshëm i SHBA, Merrick Garland shpjegoi në një deklaratë se avioni ishte blerë ilegalisht për 13 milionë dollarë dhe ishte kontrabanduar nga SHBA “për përdorim nga Nicolás Maduro dhe miqtë e tij”.

”Avioni u ble në Forida nga një kompani guaska dhe u dërgua në Karaibe në prill 2023”, shtoi Departamenti i Drejtësisë.

Kjo nuk është hera e parë që Maduro apo qeveria e Venezuelës janë në shënjestër të autoriteteve federale të SHBA-së të dyshuar për korrupsion.

Në vitin 2020, departamenti i drejtësisë akuzoi Maduro dhe 14 zyrtarë venezuelianë për narko-terrorizëm, korrupsion dhe trafik droge.

Maduro, i cili ka qenë në pushtet që nga viti 2013, siguroi një mandat të tretë në zgjedhjet e diskutueshme të mbajtura më 28 korrik.

Opozita akuzon qeverinë për mashtrim zgjedhor dhe pretendon fitoren për kandidatin e saj, Edmundo González. Nga ana tjetër edhe SHBA thotë gjithashtu se Maduro humbi duke u shprehur se kia prova se ka fituar Gonzalez, shkruan BBC.

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?