SHBA: Koreja e Veriut do ta paguajë shtrenjtë nëse furnizon me armë Moskën

5 Shtator 2023, 19:50| Përditesimi: 5 Shtator 2023, 20:27

  • Share

1693938393_jake.jpg

Këshilltari amerikan për sigurinë kombëtare, Jake Sullivan, në një konferencë për shtyp, tha se Koreja e Veriut do ta paguajë shtrenjtë nëse furnizon me armë Moskën

“Koreja e Veriut do të paguajë një çmim nëse e furnizon Rusinë me armë”, tha Sullivan.

Ai tha se fakti që Moska po i drejtohet një “vendi si Koreja e Veriut tregon shumë për aftësitë e saj”.

Një ditë më parë, mediat amerikane raportuan se lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-un po planifikon një udhëtim në Rusi këtë muaj. Ai synon të diskutojë për sigurimin e mundshëm të Moskës me armë për të mbështetur luftën e saj të vazhdueshme në Ukrainë, u shpreh një zyrtar amerikan për CBS News.

Moska refuzoi këtë të martë të konfirmojë takimin mes tyre por la të kuptohet për mundësinë e stërvitjeve të përbashkëta ushtarake.

“Jo, nuk mund të konfirmojmë, nuk kemi asgjë për të thënë për këtë çështje”, u tha gazetarëve zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov në përgjigje të pretendimeve të SHBA


Lajmi kryesor:

Lufta/ Putin: Hebreu Zelensky drejton Kievin për të mbuluar nazizmin! SHBA: Koreja e Veriut do të paguajë pasojat nëse i furnizon Moskën me armë


S.S/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?