Drejtues i SPAK, Altin Dumani, ndodhet në Uashington të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për një vizitë zyrtare.
Dumani u prit në Departamentin Amerikan të Shtetit nga zyrtari i lartë Brendan P. Hanrahan për Çështjet Evropian dhe Euro-Azitatike.
Nuk dihet tema e diskutimit mes kreut të SPAK dhe zyrtarit të Departamentit Amerikan të Shtetit, pasi takimi po zhvillohet me dyer të mbyllura dhe pa praninë e mediave.
Në muajin dhjetor të vitit 2024, Altin Dumani u dekorua nga ish-Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, si “kampion në luftën kundër korrupsionit”.
Ai ishte pjesë e listës globale me 10 emra që kanë luftuar korrupsionin përgjatë vitit 2024. Por Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken gjatë ceremonisë tha se numri një i kësaj liste ishte Dumani, pasi ka bërë një luftë të jashtëzakonshme ndaj korrupsionit, ka goditur politikanë të lartë dhe grupe të shumta kriminale.
“Është një nga njerëzit më të besueshëm dhe institucion me të besueshme në Shqipëri”, shprehej Blinken më 9 dhjetor 2024.
Në mediat në Shqipëri dhe eksponentë të opozitës të kryesuar nga Sali Berisha non grata për korrupsion nga firma e vetë Blinken, dhe sot i pandehur nga SPAK, largimi i përkohshëm nga Struktura e Posaçme i ekspertëve amerikanë pak pasi Donald Trump mori detyrën, u interpretua si braktisje e drejtësisë e re në Shqipëri nga Uashingtoni zyrtar.
Por kjo vizitë zyrtare e kreut të SPAK në SHBA, konfirmon edhe një herë mbështetjen amerikane e administratës Trump ndaj institucioneve të drejtësisë së reformuar në Shqipëri.
Në muajin dhjetor të këtij viti, Altin Dumanit i përfundon mandati në krye të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe pritet që në mesin e shtatorit të hapet gara për kandidatët që do synojnë ta pasojnë atë.
Komente

Ne duhet te marrim modelin jo lemoshem dhe me keto parime funksionon demokracia euro atlantike, pra funksioni i modelit me te mire te struktures. Fatkeqesisht nga 1944 e ketej udheheqja shqiptare kerkon lemoshe ndihma dhe vetem ndihma. Nga ana tjeter krimi organizuar dhe ndikimet e vendeve diktatoriale jane ne nivel te larte,gje qe pengon dhe vonon te ardhmen europiane te vendit tone. Po te degjosh opinionin e ndonje ish funksiorari ai thote me ironi e tallje qe vizita e Dumnanit ne DASH eshte pa ndonje objektiv,thjesht ka emrin e shenuar atje,Ne duhet te kuptojme se shqipteria duhet behet nepermjet punes,jo llafeve e mashtrime kafenesh.Po te krahasosh numrin e kafeneve te Tiranes me te New Yorkut,Londres e Parisit, te jesh i sigurte se ka ne shume ne Tirane. Ketu i fitojne parade Shqiptaret,nepermjet pazareve kafenesh, pa pune,mashtro andej-ketej. Prandaj jemi ketu ku jemi. Kalkulime pa pune si te nxirret leku.
PërgjigjuEshte per te qeshur e qare kur sheh ekstaze per takime ne DASh. “Leading U.S foreign policy to advance the interests and security of American people “ ose “ Udhëheqja e politikës së jashtme të SHBA-së për të avancuar interesat dhe sigurinë e popullit amerikan.”! Kushdo qe shkon e kedo qe takon, lugen e corbes ne brez Altini. Krenar por te menderosur me corbe i thone kesaj pune.
Përgjigju