Presidenti kinez Xi Jinping, zhvilloi një takim ditën e sotme me zyrtarët sauditë, për të nënshkruar marrëveshjen dy palëshe me një vlerë miliarda dollarëshe. Një vizitë e cila do zgjasë dy ditë, ku shtetet do të bisedojnë temat e tyre të rëndësishme, por SHBA nuk e ka pritur mirë këtë takim.
Kjo vizitë e cila ka një rëndësi të lartë gjeopolitike, është kritikuar nga SHBA-ja i cili një partner tradicional i Arabisë Saudite, ku vitet e fundit ka kërkuar të zgjerojë aleancat e saj ekonomike dhe politike.
Rreth 24 marrëveshje me vlerë më të lartë se 110 miliardë rialë sauditë (27.8 miliardë euro) pritet të firmosen gjatë ditës së sotme, raportojnë mediat në Arabinë Saudite. Presidenti kinez u takua sot me liderin de facto të Arabisë Saudite, 37-vjeçarin Mohammed bin Salman, në pallatin e Riadit, i cili do takohet edhe me mbretin 86-vjeçar Salman. Pasi shtrëngimit të duarve nga dy liderët, ata dëgjuan himnet kombëtare të dy vendeve dhe më pas kanë vazhduar diskutimet e tyre.
Xi mbërriti në Riad të mërkurën pasdite, i cili do të marrë pjesë gjithashtu edhe në një samit të liderëve të gjashtë vendeve të Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit, të cilat janë vende të pasura me hidrokarbure.
Pekini është importuesi kryesor i naftës së papërpunuar saudite dhe energjia është diskutimi kryesor mes dy vendeve. Princi Mohammed po e shikon Kinën si një partner të mundshëm në axhendën e tij ambicioze të reformave, e cila synon të reduktojë varësinë e naftës.