Politikë
Top 24

SHBA kundër Metës: Asnjë kompromis! Reforma në drejtësi model, në tetor të hapen negociatat

16 Korrik 2019, 21:36| Përditesimi: 16 Korrik 2019, 21:40

  • Share

Ndihmës sekretari amerikan i Shtetit për Çështjet Europiane dhe të Azisë Philip Reeker gjatë takimit me ministrin e Jashtëm Gent Cakaj deklaroi, sipas këtij të fundit, qartë dhe prerë se për SHBA-në, reforma në drejtësi nuk mund të jetë subjekt i asnjë kompromisi, pasi ajo përbën një model për rajonin dhe përtej. Gjithashtu ai u shpreh se SHBA-të mbështesin në mënyrë absolute hapjen e negociatave për anëtarësim në tetor. Bisedën e zbulon Gent Cakaj përmes një postimi në Facebook.

"Kënaqësi e veçantë takimi me Ndihmës Sekretarin amerikan të Shtetit në detyrë për Çështjet Evropiane dhe të Azisë, z. Philip Reeker! Në këtë takim edhe një herë u nënvizua marrëdhënia e shkëlqyer dhe partneriteti i patjetërsueshëm strategjik midis Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës! Në takim u nënvizua rëndësia e konsolidimit të mëtejmë të bashkëpunimit rajonal dhe nevoja absolute e mbylljes së çështjeve dypalëshe në të gjithë hapësirën e Ballkanit Perëndimor. Angazhimi i ShBA-ve do të jetë maksimal në shërbim të realizimittë këtij objektivi. Shtetet e Bashkuara të Amerikës konsiderojnë se reforma në drejtësi s’mund të jetë subjekt i asnjë kompromisi dhe ajo përbën një model për rajonin dhe përtej. Bazuar mbi modelin e pakrahasueshëm të reformës në drejtësi dhe rëndësinë gjeostrategjiketë thellimit të lidhjeve midis Shqipërisë dhe BE-së, ShBA-të mbështesin në mënyrë absolute hapjen e negociatave për anëtarësim në tetor.

Po ashtu, Shqipëria është një partner strategjik i SHBA-ve dhe aleat aktiv në kuadër të NATO-s me kontribut të spikatur në operacionet paqeruajtëse të Aleancës. ShBA-të vlerësojnë pozitivisht rritjen progresive të buxhetit të mbrojtjes së Shqipërisë për ta jetësuar planin për realizimin e 2% të buxhetit në shërbim të mbrojtjes deri në 2024. Shqipëria është e përkushtuar ta thellojë bashkëpunimin e kultivojë partneritetin me ShBA-të në të gjitha fushat përkatëse! Orientimi euroatlantik është themeli vleror i politikës së jashtme të Shqipërisë në përgjithësi! ShBA-të janë referenca e pazëvendësueshme dhe e patjetërsueshme e politikës së jashtme të Shqipërisë" shkruan Cakaj. Deklarata e zyrtarit të lartë të SHBA-së vjen në një moment kur Presidenti i Republikës Ilir Meta dhe opozita nuk heshtin sulmet kundër qeverisë dhe kryeministrit Rama duke e cilësuar drejtësinë e re 'Ramaformë'.

Komento

Komente

  • USA CITIZEN ORIGJINA SHQIPETARE: 17/07/2019 00:16

    Cjane keta more NDIHMESA DHE ZV NDIHMESA QE NUK I KEMI DEGJUAR ASNJEHERE NE POLITIKEN AMERKANE KU I GJENI KETO NJEREZ Z CEKAJ PER CESHTJET E AZISE DHE EUROPES TE MERREN ME PS E ED RAMES QE AMERIKANET KUR U THUA PER PARTI SOCIALISTE KANE ELERGJI DHE JO ME TEPER TE MARRE PER BAZE THENIEN E SOCIALISTEVE PER SHKARKIMIN E PRESIDENTIT E PA BESUESHME

    Përgjigju
    • Ylli: 19/07/2019 18:49

      Ti ashte si dhe une o bashkatdhetar im shqipetar jetojme ne Amerike dhe lajmet ketu nuk kane informacione per lajmet Jasht Amerikes,per ti para se te shkruash lexo me Google se lush eshte Philip Reeker. Lexo me post. https://www.state.gov/biographies/philip-t-reeker/

    • CaBone: 17/07/2019 12:04

      Ky eshte komplet i ftof vlla hahhaa. Po ai ka degju vetem Z. Trump dhe Znj Klinton. Aty mbaron filmi.

    • Drejtësia po vjen: 17/07/2019 06:43

      Në atë an fli,,po mbulohu pak se mos ftohesh

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?