SHBA kërkon ndarje të informacioneve mbi koronavirusin, Pompeo: Shpresojmë transparencën e qeverisë kineze

19 Shkurt 2020, 05:07| Përditesimi: 19 Shkurt 2020, 06:10

  • Share

1582089044_822e53f57fe7487b98180e1ce601e25b.jpg

Me shumë pyetje që mbeten ende rreth koronavirusit që po përhapet me shpejtësi, Sekretari i Shtetit amerikan Mike Pompeo thirri këtë të martë për ndarje të të dhënave të arrira deri tani për kërkimet mbi virusin.

"Shpresojmë që çdo vend që ka informacione, duke përfshirë Kinën, do të jetë plotësisht i hapur dhe transparent. Na desh shumë kohë për të marrë ekspertët mjekësorë në vend," tha Pompeo në një konferencë të përbashkët shtypi në Addis Ababa.

Organizata Botërore e Shëndetit ka lavdëruar qeverinë kineze për punën e saj për të përmbajtur epideminë, pavarësisht përplasjeve midis kësaj të fundit dhe  SHBA për mënyrën cila është strategjia më e mirë për të vepruar me koronavirusin.

Në fjalimin e tij, Pompeo tha se shpërthimi i Covd-19 tashmë ishte një problem "i shkallës globale".

"Ne dëshirojmë që (shkëmbimi i informacionit) të mund të kishte ndodhur më shpejt. Gjithsesi kemi shpresa se qeveria kineze do të rrisë transparencën e saj," tha ai.


Lajmi kryesor:

Mbi 2,000 viktima nga koronavirusi, shënohet vdekja e 6-të jashtë Kinës, Pompeo thirrje Pekinit për transparencë mbi virusin


  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?