Bota

SHBA/ Makina merr përpara turmën e njerëzve në një panair për Krishtlindje, 5 viktima dhe mbi 40 të plagosur! Autori dyshohet një reper (VIDEO+FOTO)

22 Nëntor 2021, 07:30| Përditesimi: 22 Nëntor 2021, 12:04

  • Share

Pesë persona kanë vdekur dhe mbi dyzet u plagosën pasi një makinë mori përpara turmën e njerëzve në një panair për Krishtlindje në Wisconsin të SHBA.

Pamjet e postuara në internet tregojnë një automjet sportiv të kuq (SUV) duke përplasur njerëzit, mes të cilëve edhe fëmijë, në panair në qytetin e Waukesha, në perëndim të Milwaukee. Deri më tani, incidenti nuk duket të jetë sulm terrorist sipas autoriteteve, por ende nuk jepen detaje të rrethanave të ngjarjes.

Ndërkohë mendohet se autori i dyshuar i ngjarjes tragjike është reperi 38-vjeçar Darrell Brooks i njohur si “Mathboi Fly”, i cili edhe është arrestuar nga autoritetet.

Dyshime të forta janë ngritur ndaj tij, pasi në videoclipin e këngës “Half a ticket” ai shfaqet duke kënduar përpara një makine të kuqe e ngjashme me atë që shkaktoi tragjedinë, ndërsa i gjetën edhe çelësat e “Fordit”.

 

Ora 12:00
U fut mes turmës me makinë dhe përplasi për vdekje 5 persona në SHBA, arrestohet një reper si autor i dyshuar

Autori i dyshuar i ngjarjes tragjike të regjistruar në një panairin për Krishtlindje në Wisconsin të SHBA, ku humbën jetën pesë persona dhe dyzet të tjerë u plagosën, dyshohet të jetë reperi 38-vjeçar Darrell Brooks i njohur si “Mathboi Fly”.

Dyshime të forta janë ngritur ndaj tij, pasi në videoclipin e këngës “Half a ticket” ai shfaqet duke kënduar përpara një makine të kuqe e ngjashme me atë që shkaktoi tragjedinë, ndërsa i gjetën edhe çelësat e “Fordit”.

Brooks nuk është një emër i panjohur për policinë, pasi ndër vite është akuzuar për disa vepra penale:

Kërcim ndaj policisë (kundërvajtje) dhe posedim marihuanë (kundërvajtje).

Mbajtje e marihuanës shkelje e dytë plus (vepër penale). 2011.

Përleshje me një oficer policie (kundërvajtje). 2005 dhe 2003.

Posedim marihuane (vepër penale). 2002.

Sipas të dhënave të gjykatës në Wisconsin, Darrell E. Brooks Jr është gjithashtu në gjyq për një krim . Ai u akuzua ndër të tjera për kundërshtim të autoritetit dhe abuzim në familje. Në korrik 2020, ai gjithashtu u akuzua për përdorimin e një arme të rrezikshme dhe posedim të një arme zjarri.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?