Katër persona, mes tyre edhe një fëmijë, kanë humbur jetën dhe disa të tjerë janë plagosur rëndë të hënën pasdite, kur një automjet u përplas në një ndërtesë të përdorur nga një kamp pas shkollor në Chatham, Illinois të SHBA-ve. Ngjarja ndodhi rreth orës 15:30 me orën lokale.
Automjeti fillimisht goditi disa persona jashtë ndërtesës, përpara se të depërtonte në brendësi të saj, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme dhe duke përplasur edhe persona të tjerë brenda. Në bilancin tragjik, tre nga viktimat ndërruan jetë jashtë ndërtesës, ndërsa një tjetër ndërroi jetë brenda saj. Shkaqet e aksidentit nuk dihen ende.
Policia konfirmoi se viktimat janë të moshës nga katër deri në 18-vjeç, ndërsa disa persona u transportuan me urgjencë në spital me ambulanca dhe helikopterëve mjekësorë.
Shoferi i mjetit, i cili nuk pësoi lëndime serioze, është dërguar në spital për vlerësim mjekësor dhe psikologjik, sipas autoriteteve. Guvernatori i Illinois, JB Pritzker, reagoi në një postim në platformën X, duke shprehur solidaritetin.
Komente
