SHBA/ Marco Rubio kandidat për Sekretar Shteti! Trump po analizon kandidatura për postet kryesore

9 Nëntor, 15:12| Përditesimi: 9 Nëntor, 15:42

  • Share

Marco Rubio mund të jetë Sekretar i Shtetit nën presidencën e ardhshme të Donald Trump.

Me afrimin e vulosjes përfundimtare të rezultatit të zgjedhjeve, Donald Trump ka nisur punën për ndërtimin e ekipit zyrtar me të cilin do të udhëheqë amerikën deri në 2029-ën.

Një ndër emrat potencial për të marrë detyrën, është senatori nga Florida Marco Rubio. 53-vjeçari me prejardhje kubane, ka lindur në Miami.

Ai është një ndër kritikët e fortë të Trump në jo pak raste dhe çështje të ndryshme. Vota e hispanikëve në këto zgjedhje e cila njohu një rritje të konsiderueshme në krahasim me zgjedhjet e 2020-ës, sic thotë La Reppublica, mund të jenë një faktor ndihme për Raubion që të marrë detyrën e rëndësishme të shefit të diplomacisë amerikane.

Rubio gjatë karrierës së tij politike ka qenë i angazhuar në disa komisione të rëndësishme në Senat, ato për politikën e jashtme dhe komisionit të inteligjencës.

Ai është një mbështetës I fortë i suportit militar amerikan ndaj Ukrainës pikë kjo në kundërshti më qasjen e Trump, por eksperienca dhe formimi i tij mund ta cojnë Rubion në krye të diplomacisë, duke u shndërruar në një tjetër rast të atyre që Trump i afron në ekipin e tij edhe pse kanë patur përplasje në të kaluarën për çështje të ndryshme në politikë.

Ata kanë zhvilluar debate të forta në 2016 në primaret republikane, ku Trump fitoi mandatin e tij të parë.   

S.B//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?