Bota

SHBA, Mark Esper zgjidhet në krye të Pentagonit

24 Korrik 2019, 12:18| Përditesimi: 24 Korrik 2019, 12:23

  • Share

Me 90 vota pro dhe tetë kundër, Senati amerikan konfirmoi emërimin e Mark Esper, 55 vjeç, si ministër të Mbrojtjes, duke i dhënë fund periudhës më të gjatë që Pentagoni ka mbetur pa një shef të përhershëm.

Esper u zgjodh pasi Patrick Shanahan hoqi dorë në qershor për arsye familjare, pasi kishte zëvendësuar si i përkohshëm Jim Mattis, që kishte pasur probleme me Donald Trump.

Ish-ushtar dhe ish-lobist i fabrikës së armëve “Raytheon”, sekretar i shtetit që prej vitit 2017, Esper mori një mbështetje të gjerë bipartizane. 

Udhëheqësi i shumicës së Senatit Mitch McConnell, tha para votimit se Esper është "përtej kualifikimit" për punën e lartë ushtarake.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?