SHBA- Një dasëm - për tre! Abigail Hensel, 34 vjeçarja e cila është njëra prej motrave siameze është martuar me një infermier dhe ish-ushtarak, Joshua Bowling.
Abigail e Brittany Hensel, janë binjaket siameze të cilat kanë disa organe të përbashkëta: mëlçia, fshikëza, kafazi i kraharorit. Kanë një sistem të vetëm të qarkullimit të gjakut (por me dy zemra, ashtu siç janë dy gjinjtë) dhe një sistem të vetëm riprodhues. Ndërsa kanë të njëjtën shtyllë kurrizore, një zemër dhe një kokë, secila.
Dasma sekrete është realizuar në 2021. Gjatë viteve të fundit ishin përpjekur të ruanin konfidencialitetin për jetën e tyre private, por një video e publikuar së fundmi në profilin e tyre në Tik Tok zbuloi dasmën.
Madje ata kanë dhe një përgjigje për ata që i kritikojnë "Nëse nuk e pëlqeni çfarë bëjmë e megjithatë vijon ta shikosh atëherë je ende fansi ynë"
Binjaket siameze punojnë si mësuese në një shkollë fillore në Minesota. Vajzat u bënë të famshme pasi u intervistuan nga Oprah Winfrey si dhe jetën e tyre e treguan në një reality show.
Ata kanë folur dhe për dëshirën për tu bërë nënë. "Po, do të ndodhë një ditë, por ne nuk duam të flasim ende se si do të funksionojë," ishte shprehur Abby. Edhe nëna e binjakëve gjithashtu u shpreh: "Munden, sepse organet e tyre funksionojnë mirë".
Kur Abigail e Brittany Hensel lindën në vitin 1990, prindërit nuk pranuan që vajzat t'i nënshtroheshin një operacioni për t'i ndarë, sepse gjasat ishin shumë të mëdha që njëra prej tyre të mos mbijetonte.
"Si mund të zgjidhnim njërën nga të dyja?" pat deklaruar i ati më vonë në 2001.
Rastet si i binjakeve siameze Abigail e Brittany janë të pakta. Ka 10% mundësi që të ndodhë mes binjakëve të bashkuar. Në shumicën e rasteve, këta binjakë lindin pa jetë ose vdesin menjëherë pas lindjes për shkak të defekteve të lindura dhe nuk jetojnë gjatë.