Lydia dhe Timothy Ridgeay, binjakët e lindur më 31 tetor 2022, mbajnë rekordin e i ri botëror për embrionet që kanë qëndruar për një periudhë të gjatë të ngrira e me një transferim të suksesshëm që rezulton në lindje të gjalla.
Binjakët Lydia dhe Timothy lindën më 31 tetor nga Philip dhe Rachel Ridgeway nga embrione që u ngrinë në -128°C me nitrogjen të lëngshëm më 22 prill të vitit 1992, raporton BBC.
Rachel Ridgway, nënë e katër fëmijëve nga Oregon, lindi binjakët Lydia Ann dhe Timothy Ronald Ridgway më 31 tetor.
Sipas Qendrës Kombëtare të Dhurimit të Embrioneve, një organizatë private me bazë besimi që ka ndihmuar deri më tani lindjen e 1200 fëmijëve nga embrionet e dhuruara, thotë se ky është një rekord i ri.
Mbajtësi i mëparshëm i rekordit është Molly Gibson, e lindur në vitin 2020 nga një embrion i ngrirë 27 vjet më parë.
“Vendimi për adoptimin e këtyre embrioneve duhet të qetësojë pacientët që janë në dilemë nëse dikush dëshiron embrionet e dhuruara të krijuara 5, 10, 20 vjet më parë. Përgjigja është po!”, tha doktori John David Gordon, i cili ka kryer transferimin.
Embrionet ishin nga një çift anonim, i cili më pas i dhuroi në mënyrë që një çift tjetër pa fëmijë t’i përdorte në vend të tyre. Embrionet u dhanë për adoptim në vitin 2007. Qendra e Donacioneve shpreson se ky lajm i mirë do të inkurajojë të çiftet e tjera që të adoptojnë embrione.