SHBA: Mbështesim me vendosmëri SPAK në luftën kundër korrupsionit dhe pandëshkueshmërisë

16 Korrik, 16:30| Përditesimi: 16 Korrik, 17:44

  • Share

Shtete e Bashkuara të Amerikës kanë rikonfirmuar sërish mbështetjen për institucionet e drejtësisë.

Në një postim në rrjetet sociale, ambasada e SHBA-së nënvizon se qëndron krah institucioneve të pavarura shqiptare të drejtësisë në përpjekjet e tyre për të luftuar korrupsionin, krimin e organizuar dhe pandëshkueshmërinë.

‘Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të qëndrojnë me vendosmëri krah institucioneve të pavarura shqiptare të drejtësisë në përpjekjet e tyre për të luftuar korrupsionin, krimin e organizuar dhe pandëshkueshmërinë. Së fundmi, OPDAT zhvilloi një seminar koordinues për strukturën e Prokurorisë së Posaçme të Shqipërisë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) në Shkodër.'- shkruan ambasada e SHBA.

Siç bën të ditur ambasada e SHBA së bashku me përfaqësues të OPDAT, ICITAP dhe FBI, prokurorët e SPAK, përfshirë kreun e SPAK, Altin Dumani, u mblodhën për të diskutuar përparësitë kryesore të SPAK-ut.

'Së bashku me përfaqësues nga Zyra për Zhvillimin, Ndihmën dhe Trajnimin e Prokurorisë jashtë Shtetit (OPDAT), Programi Ndërkombëtar i Ndihmës për Trajnimin për Hetimet Penale (ICITAP) dhe FBI, prokurorët e SPAK, përfshirë kreun e SPAK, Altin Dumani, u mblodhën për të diskutuar përparësitë kryesore të SPAK-ut.'- njofton ambasada e SHBA.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Kanani: 16/07/2024 23:54

    Njesoj ne 2007 Opdat beri seminar per ...korrupsionin me Dumanin prap ne krye pee ca te quajtira NJPH! Tashi ama ne kete tjatrin do e kepuse fare kprrupsionin. Vetem nje dallim shihet qartr: pesha dhe qafa e pordhkuroreve-14 vket me pare nuk gjenin kemishe se kishin qafe si te zogud-te kjo foto jane me bluza se qafa ua ka kaluar qeve! Opdati njesoj.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?