SHBA mbështet bisedimet e paqes Azerbajxhan-Armeni

13 Korrik 2023, 10:17
  • Share

Sekretari i Shtetit të SHBA-së, Antony Blinken, në një bisedë telefonike me presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, deklaroi se ai e mbështet atë në negociatat e traktatit të paqes mes Azerbajxhanit dhe Armenisë.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Matthew Miller në deklaratën me shkrim tha se Blinken ka përsëritur "mbështetjen e tij për negociatat" mes dy vendeve dhe ka theksuar se në bisedimet mes dy vendeve ka nevojë për "kreativitet dhe fleksibilitet".

"Sekretari Blinken nënvizoi nevojën për kalimet tregtare dhe të automjeteve të veçanta nga korridori Lachin. Ai tha se të dyja palët duhet të ruajnë pozitivitetin e tyre në negociatat drejt paqes së qëndrueshme dhe dinjitoze", thuhet në deklaratë.

Sekretari Blinken nga Twitteri njoftoi se ka biseduar edhe me kryeministrin e Armenisë, Nikol Pashinyan.

Ai tha se rruga drejt paqes mes dy vendeve është dialogu dhe diplomacia e drejtpërdrejtë dhe se ishte i vendosur t’i ndihmonte ata për t’ua bërë më të lehtë këtë gjë.

"Dje kam biseduar me kryeministrin armen, për të përsëritur mbështetjen time të fuqishme ndaj përpjekjeve që vazhdojnë për të siguruar paqen me Azerbajxhanin. Rruga e vetme që shkon drejt paqes së përhershme në Kaukazin Jugor është dialogu dhe diplomacia e drejtpërdrejtë dhe jam i vendosur të ndihmoj për ta lehtësuar këtë", tha Blinken në postimin e tij.

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?