SHBA dhe ‘Ok’ për rezolutën anti-korrupsion të propozuar nga kryeministri Edi Rama një ditë më parë ku kërkoi bashkëpunimin e opozitës dhe partive të tjera jashtë parlamentit për të çuar Shqipërinë përpara drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.
Në ‘Repolitix’ në Report Tv, u analizua përmbajtja e kësaj rezoluta dhe mbështetja apo jo nga opozita për të nisëm.
Përfaqësuesi për çështjet zgjedhore në PD, Indrit Sefa e shikon mbështetjen e ambasadës së SHBA ndaj kësaj rezolute në vazhdën e mbështetjeve të përhershme të SHBA ndaj luftës ndaj korrupsionit.
'Qëndrimet e PD janë të qarta dhe të konsoliduara. Është një qëndrim në të gjithë frymën e qëndrimeve të ambasadës së SHBA për luftën ndaj korrupsionit. Që është çështje endemike në Shqipëri. Çdo nisëm që lufton këtë gjë është premtues, me mbështetjen e të gjithë shoqërisë për të çuar para reformën. E shohim si mbështetje të kahershme në lidhje me politikën anti korrupsion', tha Sefa.
Avokati Përparim Çaça shtoi se rezoluta ka një paqartësi në pikën 3 të rezolutës, nëse do të ketë mbikqyrje ndaj institucioneve të pavarura ku mund të përfshihen SPAK dhe GJKKO, prej parlamentit.
'Janë fjalë shumë të bukura, propagandistike. Rezoluta është një qasje, nuk është në formën e ligjit. Ka karakter orientues. Në rastin konkret parlamenti, rezoluta që nga pika e parë deri në fund që thotë të nxis dialogun mes partive politike, luftën ndaj korrupsionit. Ka dhe pika të paqarta. Por kur thua roli mbikqyrës për institucionet e pavarura, është pak e paqartë. SHBA e mbështeti absolutisht. Duhet ta mbështesi të gjithë', theksoi Çaça.
Sefa vijoi më tej duke thënë se Rama kërkon mbështetjen e opozitës për të legjitimuar kontrollin e drejtësisë.
'Në janar Basha ka thënë se po mendohet nga mazhoranca të ngrihet një komision i posaçëm për mikqyrjen dhe monitorimin e institucioneve të pavarura. Korrupsionin në qeverisje e bën mazhoranca, tani kërkon ndihmën e opozitës që të mos vjedhin më të vetët. Nëse do të lufotjë korrupsionin kush e ka penguar. Do legjitimitet për atë çka do bëjë realisht. Objektivi është ndryshimi i reformës në drejtës. Monitorim i SPAK, GJKKO', shtoi Sefa.
Analisti Redi Varaku thotë se Rama po heq dorë nga 50% e pushtetit duke ia dhënë në dorë opozitës, pas një presioni të munshëm prej SHBA, BE dhe SPAK.
'Lajmi është mbështetja e Shteteve të Bashkuara. Është lajm i rëndësishëm. Ai komision i posaçëm, ekzekuton atë nënkomisionin për të cilën palët kanë rënë dakord, 3 me 3. E eleminon politikisht. Sipas burimeve që kam di që SHBA dhe Be janë penduar shumë që e kanë mbështetur atë marrëveshje në atë kohë. Dhe ky komision e vret atë marrëveshje.
Ky është një zhvillim i jashtëzakonshëm. Çfarë e detyroi Edi Ramën? Ose është në pikë të hallit, pasi e ka rrethuar SPAK. Ose ka qenë i detyruar ti japi me koncesion opozitës. Ajo letra që prishi lojën është qëndrimi amerikan. Nuk foli Ëisner, ishte drejtpërdrejtë DASH, i cili mendoj përmes presionit apo SPAK e ka detyruar Ramën të bëjë këtë koncesion. Këtu heq dorë nga 50% e pushtetit', u shpreh Varaku.
Avokati Idajet Beqiri shprehet se rezoluta duhet mbështetur pasi ka të bëjë me anëtarësimin në BE ku duhet kontribuar prej të gjitha partive, edhe atyre opozitare.
'Problemi që vetë rezoluta çfarë është. Thelbi i kësaj është fakti që më në fund të gjitha palët duhet ta kuptojnë, duhet dikush të bëhet nismëtar, aq më shumë kur i konsulton me faktorin ndërkombëtar. Kufirin maksimal na e kanë lënë në 2030, këto janë themelet e reja që duhen ndërtuar në 3 shtylla: qeverisja e mirë, sundimi i ligjit dhe lufta ndaj korrupsionit.
Duhet të gjitha llojet e rekomandimeve të BE, KE, SHBA, na kanë sjellë raporte. Shqipëria në 2030 do të thotë siç u bë reforma në drejtësi, kur thuhet që pika 3 prek reformën në drejtësi është abuzive. Organet e pavarura nuk bëhet fjalë as për gjyqësorin, që është pushteti i tretë, por ka lidhje me institucione të tjera. është KLSH, është SHIK, është avokati i popullit, komisioni për diskriminimin. Këta nuk lexojnë pikën 7, që reforma në drejtësi nuk preket në asnjë lloj pike. Gjithçka bëhet pa prekur kushtetutën.
Opozita ftohet të vijë këtu, sepse nuk bëhet fjalë për një qeverisje socialiste. Këto shtylla duhet miratuar masivisht që kur të vish nesër të mos preken. Pasi të përcaktohet këto gjëra, çfarë do ketë konkrete. Nëse flitet për reforma në qeverisje, pse kemi korrupsion në qeverisje? I kemi në rregull auditet? Duhet përcaktuar në çfarë do fushe'tha Beqiri.
Sefa vijon më tej duke thënë se ka dyshime për këtë rezolutë pasi sipas tij Rama gjithnjë tjetër ka thënë e tjetër ka vepruar, pra sipas tij nuk duhet t'i zihet besë.
'Kemi dyshim tek vullneti i Edi Ramës. Nuk është platformë. Me fjalë zoti Rama ka mbajt qëndrim tjetër dhje me vepra qëndrim tjetër. Jemi në kushtet të mbajmë qëndrimin tonë si parti. Kemi marrë rol aktiv në këtë proces. Kemi çuar projekt ligje. Për të rriture eficienën e punës së organeve të drejtësisë. Janë depozituar në parlament. Ky kryeministër ka vullnet të luftojë korrupsionin, ti votojë. Për çfarë e do imunitetin? Ta heq që nesër. Kështu luftohet korrupsioni. Nuk luftohet si Fidel Kastro me fjalime dy orë', theksoi Sefa.
Avokat Idajet Beqiri zbuloi se çfarë funksioni do të ketë rezoluta e propozuar nga Rama duke shtrirë edhe dorën ndaj opozitës për të çuar përpara Shqipërinë drejt 2030. Beqiri thotë se reformat që do të jenë do të preken të gjithë shoqërinë, çdo sektor të jetës.
'Ne sot për fatin e keq kemi operuar me marrëveshje dhe nuk kemi patur suksese, i vetmi me sukses ishte reforma në drejtësi. PS e filloi atëherë në 2012 me aleatët. Kur erdhën në terren nuk ishin dakord dhe u deshën ambasadorët që u morën një nga një deputetët. Nuk shkohet me komisione 3 me 3. Duke shkelur parimet. Ke PD legjitime dhe nga ana tjetër merresh me foltoren, nuk është parti, është anti-kushtetuese. Kjo rezolutë nuk është thjesht luftë ndaj korrupsionit. Është luftë e shtetit të 29-të të BE. Dhe një shtet i ri i BE, nuk shkon atje me këto parametra. Nga viti ‘92 e këtej një sistem kemi patur, me arnime. Arritëm të fusim në kushtetutë, sistemin e drejtësisë. Problemet e tjera do preken, me institucione të tjera, organe të reja. Ky komision i posaçëm, që do ketë konsultime të gjëra, do të japin mendimet e tyre. Është reformë e thellë. Në të gjithë sektorët e jetës së vendit dhe këtë kuptim ka. Do të na bëjë anëtar të BE. Pas kësaj janë SHBA dhe BE. Dhe SHBA menjëherë dhanë mbështetjen dhe nuk ka se ku ta luash bishtin as Rama, as këta të opozitës.', tha avokat Beqiri.
Avokat Idajet Beqiri dhe përfaqësuesi i PD-së Indrit Sefa patën një debat në 'Repoltix' sa i përket rezolutës së Ramës për Shqipërinë 2030. Beqiri nuk pranoi idenë në studio se Rama pranoi dështimin, pasi sipas tij po shkohet drejt anëtarësimit në BE.
Nga ana tjetër, Beqiri thotë se Rama trashëgoi një sistem të korruptuar që korruptonte dhe zgjedhjet. Ndërsa Sefa replikoi duke thënë se Rama është korruptuesi më i madh i zgjedhjeve.
Beqiri iu kthye Sefës, duke i kujtuar vitin e 1996 kur në zgjedhjet e atëhershme Berisha gjakosi opozitën.
Varaku: Kjo rezolutë do të materializohet nëse kumbar janë SHBA dhe BE. SHBA do bëjë përpjekjet e mundshme që palët të bëhen pjesë e kësaj rezolute. Rama për mua nuk do ta kishte bërë kurrë këtë lëvizje. Është i dorëzuar përballë disa fakteve që ne jemi në dijeni. Nëse ndjekim dhe atë monologun do lexojmë dëshpërimin. Rama është gjunjëzuar, pasi ka dështuar komplet. Kjo rezulotë tregon falimentin.
Beqiri: Kjo është koncepti më vulgar, i parpanueshëm. E lexoj që Shqipëria ka një stad, ka shkuar atje ku duhet, edhe për turizmin, ekonominë, infrastrukturë, pushtetin gjyqësor edhe në 2030 do të anëtarësohet në BE. Dhe që të shkosh atje duhet kjo. Nuk mund ti heqësh as presjen. Është ekspertiza më e mirë. Me çfarë do mbushet ajo. Nuk është problemi, ishim skandal, ishim republika e kriminelëve. Bli vota dhe ia shpëndan doganierëve, zyrtarëve.
Sefa: Për bashkëpunim me bandat si Edi Rama nuk njeri tjetër.
Beqiri: Sa vjeç je ti?
Sefa: 37.
Beqiri: Sa vjeç ke qenë në 96 kur na gjakosi Saliu në zgjedhje? Kush i bëri Saliu jot i bëri?
Sefa: Kam qenë 10 vjeç dhe di dhe firmat piramidale unë, që i bën gjithë sigurimsat e shtetit.
Varaku: Nëse garant i këtij komisioni janë SHBA, të gjitha palët do i bashkohen.
O 10 vjeçar! Firmat piramidale i boni sigurimi i shtetit! Në krye sigurimsin vrastarë Sali Berisha që i dirigjoj piramidat.
Përgjigju