SHBA mbështeti Forcat e Sigurisë së Kosovës, reagon Serbia: FSK e përkeqëson dialogun, i shërben ekstremizimit të qeverisë kosovare

26 Tetor 2023, 14:28| Përditesimi: 26 Tetor 2023, 14:30

  • Share

1595318092_gjuric.jpg

BEOGRAD - Serbia ka reaguar pas deklaratave të ambasadorit amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, i cili dha mbështetjen e Uashingtonit për transformimin e Forcave të Sigurisë së Kosovës në ushtri.

Ambasadori serb në SHBA, Marko Gjuriç përmes një reagimi ka thënë se transformimi i FSK-së, vetëm sa do e përkeqësojë marrëdhënien me Beogradin. 


‘Përkrahja e transformimit të FSK-së në forca ushtarake të armatosura, nuk i kontribuon procesit të dialogut, qetësimit të tensioneve apo normalizimit të marrëdhënieve në rajonin tonë.’ – shkori Gjuriç në platformën X. 

Gjuriç thotë se shndërrimi i FSK-së në ushtri është kundër Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe se kjo do i jepte më shumë pushtet qeverisë kosovare.

‘Mbështetja për transformimin e FSK-së në këtë moment politik në Kosovë vetëm e forcon dhe shpërblen qeverinë ekstreme në Prishtinë, të drejtuar nga një agjendë etno-nacionaliste, nën mbikëqyrjen e së cilës 11 % e serbëve të Kosovës tashmë janë larguar nga vendi. Dialog mbetet e vetmja rrugë përpara dhe që ai të ketë sukses, nuk duhet të inkurajojmë më ata që e minojnë hapur.’ – shtoi Gjuriç.


Lajmi kryesor:

SHBA mbështet transformimin e Forcave të Sigurisë në Kosovë, ambasadori amerikan: Tregoi pjekuri gjatë trazirave të Banjskës, shmangu provokimet më 24 shtator


S.G/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?