Tifozët e Bitcoinit prej javësh e prisnin këtë vendim, plot emocion dhe duke e nxitur kursin e këmbimit drejt rritjes së mëtejshme. Tashmë është zyrtarizuar: Në SHBA mund të ofrohen të ashtuquajturit Bitcoin-Spot-ETFs. "Në këtë mënyrë tani Bitcoin do të ambalazhohet si një letër klasike me vlerë", thotë Philipp Sandner nga Frankfurt School of Finance and Management. Vendimi i jep më shumë besueshmëri Bitcoinsit: "Ky është një sinjal me efekt të fortë. Bitcoin ka qenë gjithmonë në fokus të kritikave. Me vendimin e marrë për tregtimin në bursë tashmë do shuhen edhe aspekte të ndryshme të kritikave", i tha Sandner DW-së.
Disa administrues të pasurive që nga viti 2013 kanë aplikuar për miratimin e ETF-ve të Bitcoin. Mbikqyrja e Bursës (SEC) në SHBA deri vonë e refuzonte këtë duke argumentuar, se produktet janë të prirura për manipulime në treg. Kësaj i shtohet edhe fakti, që shumë shohin tek kriptomonedhat mundësitë për devijimin e sanksioneve apo për pastrimin e parave nga burime kriminale.
ETF lehtëson blerjen e Bitcoin
Me lejimin e një Bitcoin-ETF lehtësohet tregtimi me kriptomonedhat në SHBA. Me Exchange-Traded-Fund – (ETF) "fondet e tregtuara në bursë" rikrijohen indekset e aksioneve si p.sh. Indenksi Gjerman i Aksioneve, DAX. Në këtë mënyrë ofruesit blejnë fonde, në këtë rast Bitcoin. Investitorët tani përmes kuotave në të tilla fonde mund të përfitojnë nga rritja e çmimit ose jo. "Spoti" në Bitcoin-Spot-ETFs do të thotë, që kemi të bëjmë me vlerën aktuale të mallit.
Deri tani në SHBA Bitcoins mund të tregtoheshin, por vetëm në llogari speciale për kriptobursat ose privat nga të ashtuquajturat Wallets. Me blerjen përmes kriptobursave Bitcoins ndodhen tek partneri përkatës tregtar. Nëse këta hakeroen - gjë që ka ndodhur herë pas here – humbasin edhe Bitcions. Ruajtja më e sigurt në Wallets privat është shumë më e ndërlikuar dhe presupozon dijeni gjithnjë e më të sofistikuara teknike.
Me një ETF-Bitcoin depozitat normale të aksioneve do të kishin akses ndaj tregtisë me Bitcion, pa qenë e nevojshme një llogari e posaçme tek një kripto-broker, shpjegon Jochen Stanzl nga Broker CMC Markets. "Shumë shpresojnë, që me blerjet në Wall Street do të rritet afatgjatë kërkesa për Bitcoins."
Sipas ekspertit të Blockchain Sandner nga Frankfurt School of Finance and Management një Bitcoin-ETF e thjeshton blerjen në radhë të parë për administruesit e fondeve dhe konsulentët e pasurive, që do të mund ta përfshijnë më lehtë Bitcionsin në paketat e ofertave të tyre.
Në Europë dhe në Zvicër ndërkohë ofrohen produkte të tilla. Në SHBA kjo është e re.
"Tregu amerikan i kapitalit ka një efekt të rëndësishëm dhe të madh rrezatues", thotë Sandner.
Ao do të rritet tani çmimi i Bitcoins?
Ekspertët mendojnë, se së fundi pritja për dritën e gjelbër nga Komisioni i Mbikqyrjes së Bursës në SHBA mund të ketë reflektuar në kursin e Bitcoins, vlera e së cilës është rritur muajt e fundit. Megjithatë analistët mendojnë, se në këtë sektor do të rrjedhë dukshëm më shumë para. Banka britanike Standard Chartered parashikon që Bitcoin-ETFs vetëm këtë vit mund të tërheqë 50 deri në 100 milionë dollarë para nga depozituesit. Kjo mund ta rriste deri në 100.000 dollarë kursin e Bitcoins. Por të tjerë analistë në të kundërt mendojnë, se për një periudhë kohore prej pesë vjetësh qarkullimi mund të jetë në rreth 55 miliard dollarë.
Viti 2024 sidoqoftë ka nisur mirë për tifozët e Bitcoins. Edhe Philipp Sandner është i bindur, që lejimi i ETF është një hap i madh drejt pranimit të monedhës digjitale. "Edhe më e rëndësishme do të jetë, nëse një bankë qendrore do të blejë Bitcoins."
Por për Bitcoins asnjëherë nuk ka pasur siguri. Disa herë kursi është rritur brenda një kohe të shkurtër dhe ka rënë sërish furishëm. Shumë depozitues kanë humbur mjaft para. Për një investim në Bitcoins kushdo duhet të jetë shumë i vetëdijshëm për riskun./DW