Susan Monarez

Bota

SHBA/ Refuzoi të jepte dorëheqjen, Shtëpia e Bardhë shkarkon pas disa javësh në detyrë drejtoreshën e CDC-së Susan Monarez

28 Gusht, 08:44| Përditesimi: 28 Gusht, 08:50

  • Share

Shtëpia e Bardhë ka shkarkuar nga detyra drejtoreshën e Qendrave Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve  (CDC), Susan Monarez, pasi ajo refuzoi të jepte dorëheqjen të mërkurën. Në një deklaratë, Shtëpia e Bardhë tha se ajo nuk ishte në përputhje me axhendën e presidentit dhe ishte shkarkuar nga posti.

Departamenti i Shëndetësisë së SHBA-së njoftoi më parë largimin e saj, gjë që nxiti një deklaratë nga avokatët Monarez, të cilët thanë se ajo nuk ishte njoftuar për shkarkimin dhe se nuk do të jepte dorëheqjen. Sipas tyre, ajo po shënjestrohej se refuzonte të miratonte direktiva jo shkencore dhe të pamatura si dhe të shkarkonte ekspertë shëndetësorë, duke akuzuar Sekretarin e Shëndetësisë Robert F Kennedy Jr për "armatosjen e shëndetit publik".

Monarez u nominua nga Trump për të udhëhequr CDC-në dhe u konfirmua me votë të Senatit në korrik.

Pothuajse menjëherë pasi largimi i Monarez u njoftua për herë të parë nga departamenti i Shëndetësisë, të paktën tre drejtues të lartë të CDC dhanë dorëheqjen nga agjencia. “Eksodi” vjen ndërsa ekspertët e shëndetit shprehin shqetësim për qasjen e agjencisë ndaj imunizimeve nën udhëheqjen e Kenedyn, një skeptik ndaj vaksinave.

Më herët këtë muaj, punonjës aktualë dhe ish-punonjës të agjencisë shkruan një letër të hapur duke e akuzuar Kennedyn për nxitje të dhunës ndaj punonjësve të kujdesit shëndetësor me retorikën e tij antivaksinë.

Largimi i Monarez vjen rreth një javë pasi një sindikatë që përfaqësonte punonjësit e CDC njoftoi se kishte pushuar nga puna rreth 600 punonjës.

Xh.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • lia: 28/08/2025 14:47

    Po shume mire bene qe e shkarkuan te gjitha ata qe moren pjese ne vrasjet masive duke i vaksinuar me detyrim njerzit e duke i perdorur si kavije laboratori duhet te denohen me burg te perjetshem kriminela.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Aksidentet e rënda rrugore, a duhen ashpërsuar dënimet në Kodin Penal?