Pas komenteve fyese të Presidentit amerikan Donald Trump ndaj Distriktit të Baltimores, duke e cilësuar atë si “të neveritshëm dhe të infektuar nga minjët”, nuk ka vonuar të shprehet ish Zonja e parë e SHBA, Michelle Obama.
Edhe pse Michelle Obama në Twitter nuk përmendi Trumpin, ajo u shpreh se: “kur dikush është mizor dhe vepron dhunshëm, ju nuk duhet të uleni në nivelin e tij”.
Në Distriktin e Baltimores gjendet një komunitet mjaft i madh hebrenjësh, rreth 32,000 dhe kongresmeni Cummings vazhdimisht ka përkrahur iniciativat e studentëve afro-amerikanë për të realizuar vizita të ndërsjella në Izrael.
Trumpi është përfshirë në një sërë përballjesh me kongresmenen Ilhan Omar, e cila nuk ka lindur në SHBA, por e ardhur nga Somalia.
Trump iu drejtua kësaj të fundit me fjalët: “Ktheu nga ke ardhur dhe ndihmo vendin tënd të infektuar nga krimi”.
“Çfarë e bënë vendin tonë vërtet të madh është diversiteti që e karakterizon” ka shkruar Michelle Obama.
”Unë e kam parë bukurinë e diversitetit në shumë mënyra përgjatë viteve. Nëse kemi lindur këtu apo nëse banojmë e jetojmë këtu, kjo tokë ka vend për të gjithë. Duhet të kujtojmë që Amerika nuk është e imja ose e juaja, Amerika është e jona”, vazhdoi ajo.
Kur do te perfundojne genjeshtrat???
Përgjigju