Avionet F-16

SHBA miraton shitjen e avionëve luftarakë F-16 në Turqi me vlerë 23 miliardë dollarë! Greqisë do i jepen 40 avionë luftarakë F-35

27 Janar, 08:21| Përditesimi: 27 Janar, 09:16

  • Share

Qeveria amerikane miratoi shitjen prej 23 miliardë dollarësh të 40 avionëve të rinj luftarakë F-16 për Turqinë si dhe 79 njësi me paisje për modernizimin e avionëve të saj ekzistues luftarakë.

Departamenti i shtetit njoftoi vendimin më një ditë pasi Ankaraja përfundoi plotësisht ratifikimin e anëtarësimit të Suedisë në NATO, një lëvizje që u lidh drejtpërdrejt me shitjet e avionëve. Turqia ratifikoi pranimin e Suedisë në NATO pas më shumë se një viti vonesë duke shkaktuar tension në aleancë.

Departamenti Amerikan i Shtetit i tha Kongresit se kishte miratuar gjithashtu shitjen e 40 avionëve luftarakë F-35 në Greqi, me kosto 8.6 miliardë dollarë.

Për herë të parë, Turqia në tetor 2021 kërkoi të blinte avionë F-16 me vlerë 20 miliardë dollarë dhe gati 80 njësi me paisje për modernizimin e avionëve të saj ekzistues luftarakë, por vonesa e saj në ratifikimin e ofertës suedeze për NATO-n doli të ishte një pengesë e madhe për blerjen e tyre.  Turqia ishte e shqetësuar për atë që e quajti mbështetjen e Suedisë për separatistët kurdë.

Pushtimi i plotë i Rusisë në Ukrainë në shkurt 2022 rriti rëndësinë e Turqisë si një mburojë e NATO-s në rajonin e Detit të Zi.

“Aprovimi im i kërkesës së Turqisë për blerjen e avionëve F-16 ka qenë i kushtëzuar nga miratimi i Turqisë për anëtarësimin e Suedisë në NATO”, tha senatori demokrat Ben Cardin, kryetar i Komitetit të Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë, një nga katër komitetet kyçe që duhet të miratojë transferimet e armëve.

"Por mos bëni gabim: ky nuk ishte një vendim që e mora lehtë" tha ai, citon BBC.

Tani Hungaria është i vetmi anëtar i NATO-s që ende ka ratifikuar pranimin e Suedisë, megjithëse kohët e fundit ka pasur shenja përparimi.

Vitin e kaluar, SHBA miratoi transferimin në Ukrainë të avionëve luftarakë F-16 të prodhimit amerikan nga Danimarka dhe Holanda, pasi pilotët ukrainas të trajnohen plotësisht për t'i operuar ato, shkruan /BBC/

S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ernest: 29/01/2024 11:14

    Zotnia Patriot ne existojm tash 8000 vjet ne gadishullin Ilirik nuk munet me e pushto as Serbi as Greku shqipnin edhe as Turku anodallak Dardania(kosova)dot bahet si zvicra se Jan rrac e poster Dardane dojn venin e vet

    Përgjigju
  • Emiiii: 27/01/2024 10:04

    Lufte imagjinare i kan than PPSH. Po kete prese armatosen?

    Përgjigju
  • Fshati: 27/01/2024 09:30

    40 avion F16, 24 miliardë euro për Turqinë, dhe 40 avionë F35 8 miliardë euro për Greqinë. Njeri nga shtetet ka fituar bingo.

    Përgjigju
    • Adriana: 30/01/2024 15:17

      Turqia Ka bler dhe reth 80 paisje te tjera per te modernizuar avjonet qe Ka aktualisht

    • Erjon: 28/01/2024 18:33

      Esht e qart greku ka fitu si gjithmon vetem sa na shesin pallavra sikur nuk e perkrahin

    • Alban: 27/01/2024 13:59

      Te paketa 20mld€ e Turqise perfshihen edhe pjese per te perditesuar 80 avione te tjere,plus 2000 raketa etj.Ndersa Greqia i ka marre te pa armatosur.

    • Olsi: 27/01/2024 11:06

      TURQIA KA BLERE EDHE LIÇENCEN PRE TE PRODHUAR MOTORET PER F16....

  • Igor: 27/01/2024 08:57

    Por mos harojme te permendim Shqiperine kur blejti dy helikoptere ,dhe Kosova raketa javelin tani nuk guxon askush qe te na sulmoj,Qesharaket e Evropes.

    Përgjigju
    • Patrioti: 28/01/2024 16:10

      Cfare folni juve cmendurina cila kosove edhe shgiperi keta jane shtete kote per nje jave si serbia apo greqia I shkaterojn keto shtetet ne qofte se Russia perzihet nuk guxhon as NATO as Amerika me u fute ne lufte me rusine ne qofte se Russia i thote serbise futu ne lufte ne kosove athere kjo lufte perfundon ne shgiperi per nje muaj Total rusia me serbin I pushtojn krejt keto 2 vende te vogela una jame aktivist shgiptare por duhet me folur te verteten sot Russia lufton vetem me raketa edhe aroplan drone kryesoret jane raketat me dashtur Russia krejt shgiperin Kosoven e ben si gazan izraeli kjo eshte 100%e verteta cila nato cila Amerik ju mbron juve jeni normal juve amerika ka frik vete prej Russis kurse juve I lejoni amerikes me patur baze ushtarake ne shgiperi edhe kjo I jep te drejt Russis me perdorur arme nukleare kundra shgiperis edhe kosoves nje raket nukleare Russia me e leshuar ne shgiperi krejt Kosova eshte shgiperia digjen flake krejt shkrumohet

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?