Bota

SHBA/ Momente paniku në det, balena del nga uji dhe përmbys varkën e peshkatarëve (VIDEO)

24 Korrik 2024, 11:41| Përditesimi: 24 Korrik 2024, 11:51

  • Share

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në New Hampshire të SHBA-ve, ku dy peshkatarë kanë përjetuar momente tmerri, pasi një balenë është përplasur me varkën ku ato ndodheshin .

Në videot e regjistruara nga peshkatarë të tjerë, balena shihet duke dalë nga uji dhe duke u përplasur me varkën dhe duke i hedhur në ajër dy peshkatarët.

Pasi u godit nga balena, varka u fundos, ndërsa dy peshkatarët që nuk kishin veshur jelek shpëtimi u nxorën jashtë nga kolegët e tjerë pa u lënduar.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Produktet e kontaminuara, si e vlerësoni sigurinë ushqimore në Shqipëri?