Foto ilustruese

Bota

SHBA ndalon disa dërgesa armësh në Ukrainë, Kievi thërret të ngarkuarin me punë të Uashingtonit! Rusia: Sa më pak armë, aq më pranë fundit të konfliktit

2 Korrik, 12:26| Përditesimi: 2 Korrik, 14:52

  • Share

SHBA-të kanë ndaluar disa dërgesa armësh drejt Kievit, ndërsa forcat ruse intensifikojnë luftën kundër Ukrainës. Shtëpia e Bardhë tha se vendimi u mor “për të vënë interesat e Amerikës në vend të parë” pas një shqyrtimi nga Departamenti i Mbrojtjes për mbështetjen ushtarake amerikane për vendet e tjera.

Shtetet e Bashkuara i kanë dërguar dhjetëra miliarda dollarë ndihmë ushtarake Ukrainës që kur Rusia nisi pushtimin e saj në shkallë të plotë në shkurt 2022, duke bërë që disa në administratën Trump të shprehin shqetësime se rezervat amerikane janë shumë të ulëta.

 "Ky vendim u mor për të vënë interesat amerikane në plan të parë pas një shqyrtimi të Departamentit të Mbrojtjes të mbështetjes dhe ndihmës ushtarake të vendit tonë për vendet e tjera anembanë botës. Fuqia e ushtrisë amerikane mbetet e padiskutueshme - thjesht pyeteni Iranin", tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Anna Kelly në një deklaratë.

Rishikimi i Pentagonit zbuloi se disa armë të premtuara fillimisht ishin shumë të pakta në rezerva, tha një zyrtar amerikan, dhe për këtë arsye dërgesat nuk do të bëhen. Mediat e huaja raportuan se bëhet fjalë për raketa për sistemet e mbrojtjes ajrore Patriot, artileri precize dhe raketa Hellfire.

Pas ndalimit, i ngarkuari me punë i SHBA në Kiev u thirr në Ministrinë e Jashtme. Sipas Kievit, çdo vonesë apo shtyrje në furnizimet me armë amerikane do të inkurajonte Rusinë të vazhdonte pushtimin e saj.

"Pala ukrainase theksoi se çdo vonesë ose shtyrje në mbështetjen e aftësive mbrojtëse të Ukrainës vetëm sa do ta inkurajonte agresorin të vazhdonte luftën dhe terrorin, në vend që të kërkonte paqe", tha ministria ukrainase.

Ndërkohë, një reagim për këtë ndalim ka ardhur edhe nga Rusia. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov deklaroi se “sa më pak armë për Kievin, aq më afër është fundi i konfliktit”.

Ora 13:02
CNN: Koreja e Veriut do të dërgojë 30,000 trupa për të ndihmuar Moskën

Koreja e Veriut është gati të trefishojë numrin e trupave të saj që luftojnë për Rusinë përgjatë vijës së frontit me Ukrainën, duke dërguar 25,000-30,000 ushtarë shtesë për të ndihmuar Moskën, raporton CNN, me një vlerësim të inteligjencës të kryer nga zyrtarët ukrainas. Trupat mund të mbërrijnë në Rusi në muajt e ardhshëm, duke iu shtuar 11,000 të dërguarve në nëntor për të zmbrapsur inkursionin ukrainas në rajonin Kursk të Rusisë. Rreth 4,000 prej këtyre ushtarëve të Koresë së Veriut u vranë ose u plagosën gjatë vendosjes, sipas burimeve perëndimore.

Xh.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Igor: 02/07/2025 13:00

    Te mjerit Ukrainasit qe ne vitin 2015 moren rugen e perendimit ku i prmtuan Ukraines arme per te vazhduar luften dhe qe te mos binin dakord me Mosken ,ne ate kohe rane dakorde qe dy rajoneve dote ju jepet nji status Autonomie por perendimi e refuzoj dhe keshtu ata e pregaditen Ukrainen per lufte jo se Rusia donte lufte me Ukrainen por u detyrua te fillonte luften per ti mbrojtur Rusishfolesit ne Ukraine ,pra pyetja eshte secila ruge ishte ma e lire per Ukrainen te binte dakord me Autonomi ose te vazhdoj luftem me gjith ata humbje dhe me gjith ata borxhe derine fyt plus humbasje e tre rajoneve te tjera qe nuk doti kthehen kure pra analistet nuk e dinin mire llogjiken e matematikes.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    I nxehti ekstrem, duhet të marrë masa Shqipëria për të mbrojtur qytetarët?