Bota

SHBA ndërmerr sulme ajrore në Irak dhe Siri

28 Qershor 2021, 09:38| Përditesimi: 28 Qershor 2021, 09:41

  • Share

Ushtria amerikane kreu sulme ajrore kundër milicive të mbështetura nga Irani në zonën kufitare Irak-Siri, sulm i cili erdhi si kundërpërgjigje ndaj sulmeve me dron kundër personelit dhe objekteve amerikane në Irak.

 Njoftimi u dha nga një deklaratë e Pentagonit ku theksohej se presidenti Joe Biden urdhëroi sulme ajrore “mbrojtëse” në objektet operacionale dhe të magazinimit të armëve, që përdoren nga milicitë, në dy lokacione në Siri dhe në një në Irak.

 “Presidenti Biden ka qenë i qartë kur ka thënë se do të veprojë për të mbrojtur personelin amerikan. Duke marrë parasysh serinë e vazhdueshme të sulmeve nga grupet e mbështetura nga Irani, që kanë në shënjestër interesat e SHBA-së në Irak, presidenti urdhëroi veprime të mëtejshme ushtarake për t’i ndërprerë dhe parandaluar sulmet e tilla”, tha Pentagoni.

Njftoimi nuk tregonte detaje, nëse kishte pasur viktima apo jo por Vëzhguesi Sirian i të Drejtave të Njeriut, një grup monitorues me seli në Mbretërinë e Bashkuar tha se pesë luftëtarë të ushtrive  u vranë dhe disa të tjerë u plagosën në Siri.

Sulmet ajrore u kryen pasi zyrtarët kurdë irakianë thanë më 26 qershor se katër dronë, të ngarkuar me eksplozivë, goditën lokacione jashtë kryeqytetit të rajonit gjysmë-autonom, Arbil. Në të njëjtën ditë, Hashed al-Shaabi – një aleancë paraushtarake që kundërshton praninë e SHBA-së në Irak – mbajti një paradë ushtarake pranë Bagdadit, ku morën pjesë zyrtarë të lartë irakianë, përfshirë kryeministrin Mustafa al-Kadhimi.  Sulmet ajrore amerikane ishin të dytat në rajon, të urdhëruara nga presidenti Biden.

SHBA kreu sulme kundër objekteve të përdorura nga grupet e njëjta edhe në muajin shkurt. Ato ishin përgjigje ndaj disa sulmeve me raketa, që vranë një kontraktor civil dhe plagosën një shërbyes amerikan dhe trupa të tjera të koalicionit.

Shtetet e Bashkuara fajësojnë milicitë e mbështetura nga Irani për sulme të vazhdueshme me raketa në Ambasadën amerikane në Bagdad dhe në bazat irakiane, që strehojnë rreth 2,500 trupa amerikane – pjesë e një misioni ndërkombëtar kundër Shtetit Islamik.

Nën ish-presidentin amerikan, Donald Trump, tensionet midis Uashingtonit dhe Teheranit u përshkallëzuan shumë në janar të vitit 2020, pasi një sulm me dron i SHBA-së në Bagdad vrau gjeneralin e lartë iranian, Qasem Soleimani, dhe disa të tjerë.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?