SHBA- Një baba kaloi gabimisht 17 vjet burg për një grabitje të armatosur të kryer nga sozia e tij derisa policia e gjeti autorin e vërtetë të saj.
Richard Anthony Jones nga Kansasi është liruar dhe është shpërblyer me 1 milion dollarë si kompensim pasi gjykatësi vendosi se dënimi i tij ishte i pabazuar. Richard Jones u lirua nga burgu pasi policët e gjetën të ngjashmin me të.
Jones ishte burgosur në vitin 1999 për një grabitje të armatosur që ndodhi në një Walmart vitin e kaluar pasi një dëshmitar tha se ai ishte grabitësi. Por gjatë një seance për çështjen e tij në vitin 2017, i njëjti dëshmitar nuk mund ta dallonte Jones nga një burrë i quajtur Ricky që i ngjan atij. Jones jetonte gjithashtu në anën tjetër të Kansasit, ndërsa sozia e tij jetonte aty ku ndodhi grabitja. Gjithashtu rezultoi se nuk kishte prova fizike, ADN apo gjurmë gishtash.
Pasi u lirua, Jones tha për Kansas City Star. : “Nuk besoj te fati, besoj se jam bekuar.”
Jones e kishte apeluar disa herë çështjen e tij pa sukses. Por në vitin 2015, ai dëgjoi për një burrë në burg që i ngjante atij dhe madje kishte edhe emrin e tij të dëgjuar më parë. Pasi kuptoi se ky mund të ishte njeriu që kreu krimin, Jones kontaktoi "MidWest Innocent Project", një organizatë jofitimprurëse që ofron shërbime ligjore për të dënuarit gabimisht.
Një avokat që punonte në çështjen e Jones tha: "Ne ishim të habitur se sa të ngjashëm dukeshin.
Jones u lirua më vonë dhe u ribashkua me fëmijët e tij. Ai tha:
“Kur bëhet fjalë për fëmijët e mi, ka qenë një rrugëtim i vështirë, por tani ata janë në një moshë ku mund të kuptojnë”.