Foto nga vendngjarja

Lufta/ Moska: Rrëzuam tre dronë ukrainas mbi Belgorod, vriten tre civilë! Mediat Ruse: Zëvendësohet Gjenerali Surovikin! Moska: Dronët ukrainas dëmtuan Kullën Neva

23 Gusht 2023, 08:20| Përditesimi: 23 Gusht 2023, 22:29

  • Share

Mbrëmjen e djeshme tre dronë ukrainas bombaduan Rusinë. Një nga tre dronët ukrainas të dërguar në Moskë dëmtoi tre kate të Kullës Neva në qarkun e qytetit të Moskës. Dëmtimet ishin në katet e 11-të, 12-të dhe 13-të, ku si pasojë e sulmit janë thyer të gjitha xhamat.

Sipas shkrimeve të mediave ruse, thuhet se Gjenerali Serghei Surovikin është zëvendësuar në komandën e Forcave Ajrore nga gjenerali Viktor Afzalov. Muajt ​​e fundit kishte zëra për largimin e tij nga posti dhe gjithashtu ai akuzohej edhe për mbështetjen e tij ndaj kreut të Wagner, Jevgeny Prigozhin, në tentativën për kryengritje më 24 qershor.

Moska pretendon se tre dronë ukrainas kanë goditur një ndërtesë në Belgorod, ku sipas autoriteteve ruse tre civilë kanë mbetur të vrarë. Kremlini ka dhënë urdhër për të mbyllur të gjitha aeroportet e Moskës. Kryetari i Bashkisë së Moskës, Sergei Sobyanin shpjegoi se në cilat vende kanë rënë tre dronet ukrainase.

"Mbrëmë, mbrojtja ajrore rrëzoi një dron në rrethin Mozhaisk të rajonit të Moskës. Droni i dytë goditi një ndërtesë e cila ishte në ndërtim. Shërbimet e urgjencës janë në vend. Sipas informacioneve paraprake, nuk ka pasur viktima. Droni i tretë në qytetin port të Izmail”, tha Sergei. 

Ndërkohë ka pasur një reagim edhe nga Shtete e Bashkuara të Amerikës të cilat thonë se nuk inkurajojnë dhe as nuk lejojnë sulme brenda Rusisë.

"I takon Ukrainës të vendosë se si të mbrohet kundër pushtimit rus që filloi në shkurt të vitit të kaluar, tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit.

Ai shtoi se Rusia mund t'i japë fund luftës në çdo kohë duke u tërhequr nga Ukraina.  Kievi gjatë muajve të fundit ka nisur dhjetëra avionë pa pilot për të sulmuar Moskën.

Ora 15:55
Rusia dhe Irani diskutojnë bashkëpunimin ushtarak

1692798885_64.jpg

Zëvendësministri i Mbrojtjes së Rusisë, Alexandër Fomin dhe komandanti i forcave tokësore të Iranit, Kioumars Heydari, janë takuar për të diskutuar bashkëpunimin ushtarak, sipas mediave ruse.

Ditën e hënë, një delegacion ushtarak iranian mbërriti në Moskë.

Rusia dhe Irani, të dyja nën sanksionet ekonomike perëndimore, kanë krijuar marrëdhënie akoma edhe më të ngushta që kur Rusia pushtoi Ukrainën 18 muaj më parë.

Perëndimi ka akuzuar Iranin për shitjen e një numri të madh të dronëve për përdorim kundër Ukrainës, diçka që Teherani e mohon. 

Ora 15:27
VIDEOLAJM/ Ukraina sulmon me dronë një kompleks në Moskë

 

Një video po qarkullon në të gjitha mediat sociale kur një dron shihet duke goditur kompleksin Expo Center e cila ndodhet në Moskë.

Kështu ka bërë të ditur Kryebashkiaku, Sergei Sobyanin.

Sipas pamjeve të regjistruara, pas shpërthimit shihet një shtëllungë tymi.

Ka qenë vetë Këshilltari i Ministrisë së Brendshme të Ukrainës, Anton Gerashchenko, që e postoi videon në Twitter.

Kryebashkiaku i Moskës, Sergei Sobyanin, konfirmoi se sulmi me dron nuk ka shkaktuar viktima.

Ora 14:00
Ministri ukrainas i infrastrukturës: Rusia shkatërroi 270 mijë tonë drithëra në një muaj

1692792002_oled.jpg

Rusia me sulmet në infrastrukturën portuale në Ukrainë shkatërroi 270 mijë tonë drithëra në një muaj, tha Ministri ukrainas i Infrastrukturës, Oleksandr Kubrakov. 

Deklarata vjen pasi kreu i administratës ushtarake rajonale të Odessa, Oleg Kiper, tha mbrëmjen e djeshme, Rusia ka sulmuar magazinën e grurit pranë rajonit të Danubit, sipas autoriteteve lokale. 

Danubi qëndron si një nga rrugët përfundimtare "më të sigurta" për Ukrainën për të transportuar grurë.

Ora 13:49
Putin: Samiti i BRICS vitin e ardhshëm do të zhvillohet në Rusi

 

Samiti i ardhshëm i BRICS duhet të mbahet në qytetin jugperëndimor të Rusisë, Kazan, në tetor të vitit 2024, tha presidenti rus Vladimir Putin. 

BRICS është një grupim i ekonomive botërore të Brazilit, Rusisë, Indisë, Kinës dhe Afrikës së Jugut, i formuar, ku u bë pjesë e saj edhe Afrikëa e Jugut në vitin 2010 në paraardhësin BRIC.

Putin tha se ai dhe kolegët e tij do të bienin dakord për vendosjen e datatve përmes kanaleve diplomatike.

Këtë gjë Putin e bëri të ditur në samitin e Johanesburgut nëpërmjet video-konferencës.

“Ne planifikojmë të mbajmë një samit të BRICS në Kazan në tetor 2024. Ne do të biem dakord për datat e sakta me kolegët tanë përmes kanaleve diplomatike", tha Putin.

Ora 12:51
Ukraina pretendon se ka shkatërruar një sistem raketash në Krime

1692036020_raketarusiukraine.jpg

Shërbimi i inteligjencës së Ukrainës pretendon se ka shkatërruar një sistem raketash ruse në Krime.

“Sulmi shkatërroi sistemin rus të raketave anti-ajrore S-400 "Triumph" me rreze të gjatë dhe të mesme veprimi", tha shërbimi i inteligjencës.

 Ai tha se si pasojë e shpërthimit, sistemi dhe raketat e instaluara në të u shkatërruan.

Gjithashtu ai tha se sulmi i dha një goditje të madhe sistemit të mbrojtjes ajrore ruse, i cili do të ketë një ndikim serioz në ngjarjet e mëtejshme në Krime.

Ora 12:32
Putin: Rusia dëshiron t’i japë fund luftës së shpallur nga Perëndimi në Ukrainë

1690702701_vladimirputin.jpg

Presidenti rus, Vladimir Putin, tha në një samit të grupit BRICS se Rusia dëshiron t'i japë fund një lufte që ishte "shpallur nga Perëndimi" në Ukrainë. 

Duke folur përmes një lidhjeje Skype me drejtuesit e grupit, ai përsëriti narrativën e Kremlinit se lufta ishte një përgjigje e detyruar ndaj veprimeve të Kievit dhe Perëndimit.

Drejtuesit e grupit nuk i kanë dënuar veprimet e Moskës në Ukrainë.

Ora 12:25
Sulm rus në një shkollë në Ukrainë, vriten 2 mësues, 3 të plagosur

1692786260_pa.jpg

Rusia ka sulmuar me dron një shkollë në rajonin lindor të Ukrainës, Summy, ku humbën jetën dy mësues dhe mbetën të plagosur tre të tjerë.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një posimi në Telegram, Ministri i Brendshëm ukrainas, Igor Klymenko.

"Në rajonin Sumy, rusët shkatërruan një shkollë dhe vranë 2 mësues. Trupat e tyre u nxorën nga rrënojat, nga ekipet e shpëtimit. Tre persona të tjerë u plagosën". 

Ai gjithashtu tha se dy punonjës të tjerë janë ende nën rrënoja, duke theksuar se operacionet për kërkimin e tyre janë në zhvillim e sipër.

Ora 11:38
Një ditë para Ditës së Pavarësisë në Ukrainë, Presidenti i Lituanisë viziton Kievin

1692783463_kiev.jpg

Presidenti i Lituanisë, Gitanas Nauseda, ka vizituar Ukrainën përpara festimeve të Ditës së Pavarësisë së vendit të enjten.

Lituania ka qenë një mbështetëse e fortë e Ukrainës që nga fillimi i luftës. Në një postim në Twitter, Nauseda ndau një foto duke konfirmuar arritjen e tij në Kiev.

“Kthehu në Kiev për të festuar Ditën e Pavarësisë së Ukrainës së bashku me kombin ukrainas. Fitorja e Ukrainës është afër!”, shkroi ai në Twitter.

Ukrainasit do të përkujtojnë shpalljen e pavarësisë së vendit në vitin 1991 të enjten, një vit pasi Kievi ndaloi festimet nga frika e sulmeve të mundshme ruse.

Ora 11:15
Gazetari turk bën deklaratën e fortë: Moska po rekruton 500 mercenarë serbë për të luftuar në Ukrainë

1692782013_zh.jpg

Përmes një postimi në mediat sociale të një artikulli të publikuar në Intelligence Online, gazetari turk, Ragip Soylu, tregon se Rusia po punëson 500 mercenarë serbë që t’i dërgojë për të luftuar në Ukrainë.

Sipas inteligjencës franceze, deri më 1 shtator pritet se qindra mercenarë nga Ballkani Perëndimor, e veçanërisht nga Serbia, të arrijnë në një kamp të përkohshëm në rajonin e Moskës.

Në Twitter ai ka shkruar: “Për t’i akomoduar, është krijuar një ‘Njësi Serbe’ si pjesë e Divizionit të 106-të”.

Ai gjithashtu ka shtuar se të rekrutuarit janë kryesisht nga Serbia dhe shtetas serbë nga vendet fqinje.

“Në mes të korrikut dhe në mes të gushtit, 50 kandidatë u zgjodhën dhe u sollën në Rusi me fluturime komerciale në grupe prej dy ose tre nën maskën e një kontrate me një kompani ndërtimi të përparme”, shkroi ai.

Ora 10:41
Akuzohet se mbështeti Prigozhin për grushtin e shtetit, Mediat Ruse: Zëvendësohet Gjenerali Surovikin në komadën e Forcave Ajrore

1692780014_usi.jpg

Gjenerali Serghei Surovikin është zëvendësuar në komandën e Forcave Ajrore nga gjenerali Viktor Afzalov, sipas asaj që shkruan agjencia RIA Novosti, duke cituar burimet e saj. 

Surovikin, ish-komandant i forcave ruse në Siri dhe kreu i operacioneve në Ukrainë nga tetori 2022 deri në janar të këtij viti, ka komanduar forcat ajrore që nga viti 2017.

Muajt ​​e fundit kishte zëra, të pa konfirmuara asnjëherë, për largimin e tij dhe gjithashtu arrestimi i tij për gjoja mbështetjen e kreut të Wagner Jevgeny Prigozhin në tentativën për kryengritje të 24 qershorit.

Ora 10:23
Rusia bombardon kopshtin e fëmijëve në Kherson, 6 të plagosur

1692778970_kpsht.jpg

Gjashtë persona u plagosën pasi forcat ruse hodhën bomba të drejtuara në një kopsht fëmijësh dhe një ndërtesë banimi në Kherson rreth orës 4 të mëngjesit të sotëm, ka pohuar një zyrtar ukrainas. 

Sipas kreut të administratës ushtarake të rajonit Kherson, Oleksandr Prokudin, shkroi në Telegram se si pasojë e bombardimeve shpërtheu një zjarr, por u shua shumë shpejt nga zjarrfikësit.

Pesë nga të plagosurit kanë marrë trajnim mjekësor në vendngjarje, ndërsa një 22-vjeçar është dërguar në spital.

Ora 09:27
Sulm rus, 3 viktima në Donetsk

1692775511_do.jpg

Të marten tre persona janë vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur, si pasojë e bombardimeve ruse në disa fshatra në rajonin Donetsk në Ukrainë, tha Prokuroria e Përgjithshme e Ukrainës.

Sipas Prokurorisë, të tre personat, dy gra dhe një burrë, u vranë në fshatin Torske në mbrëmjen e 22 gushtit.

Ukraina deklaroi më 22 gusht se forcat ushtarake çliruan një fshat strategjik në jug të vendit, pas dy muajve luftimesh të ashpra, por se Rusia i vazhdoi sulme me raketa dhe dronë mbi disa rajone të Ukrainës, duke e vrarë të paktën një person dhe duke i lënduar disa të tjerë.

Zëvendësministrja e Mbrojtjes e Ukrainës, Hanna Maliar, tha se trupat ukrainase çliruan një fshat që gjendet përgjatë një rrugë të rëndësishme e cila çon drejt Melitopolit në rajonin Zaporizhia.

Ora 08:57
Rusia sulmon magazinën e grurit në rajonin e Danubit

1690640221_grure.jpeg

Rusia ka sulmuar magazinën e grurit pranë rajonit të Danubit gjatë natës, sipas autoriteteve lokale. 

“Rusia sulmoi magazinën e grurit dhe një kompleks prodhimi dhe transshipi në rajonin e Danubit. Më pas u përfshi nga zjarri, por magazina u izolua. Zjarrëfikësit po punojnë për shuarjen e zjarrit”, thuhet në një deklaratë nga ushtria e Ukrainës.

Danubi qëndron si një nga rrugët përfundimtare "më të sigurta" për Ukrainën për të transportuar grurë, pasi Rusia vazhdon të dominojë Detin e Zi që kur u tërhoq nga një marrëveshje e drithërave. 

Ora 08:40
Krahu i djathtë i Putinit, Medvedev: Ukraina mund të zhduket si shtet

1692773127_kj.jpg

Ukraina mund të zhduket si shtet pas konfliktit me Rusinë, shkroi zëvendëskryetari i Këshillit të Sigurimit rus, Dmitry Medvedev.

Këtë gjë ai e ka shkruar në një artikull të botuar në faqen e internetit me rastin e 15 vjetorit të pushtimit të Osetisë së Jugut nga Gjeorgjia dhe Rusia. 

"Tashmë është e qartë se si do të përfundojë: Kievi do të pësojë një disfatë të turpshme, ashtu si agresorët gjeorgjianë. Shteti ukrainas ndoshta do të zhduket nga harta politike e botës”, tha Medvedev.

Ora 08:07
Moska rrëzon tre drone ukrainase, Kryebashkiaku: Mbyllen aeroportet e Moskës

1692772559_moske.jpg

Një shpërthim ka ndodhur në një lagje të kryeqytetit rus nga tre drone ukrainase.

Pak më parë, nga Kremlini ishte dhënë një urdhër për të mbyllur të gjitha aeroportet e Moskës.

Kryetari i Bashkisë së Moskës, Sergei Sobyanin, shkroi në kanalin e tij Telegram, duke shpjeguar se në cilat vende kanë rënë tre dronet ukrainase.

"Mbrëmë, mbrojtja ajrore rrëzoi një dron në rrethin Mozhaisk të rajonit të Moskës. Droni i dytë goditi një ndërtesë e cila ishte në ndërtim. Shërbimet e urgjencës janë në vend. Sipas informacioneve paraprake, nuk ka pasur viktima. Droni i tretë në qytetin port të Izmail”, tha Sergei. 

S.S//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?