Bota

SHBA nën ‘pushtetin’ e tërbimit të natyrës, rrufeja gjigante godet Atlantën, VIDEO e rrallë e shkrepëtimës që çan qiellin

19 Mars, 13:20| Përditesimi: 19 Mars, 13:29

  • Share

SHBA- Natyra vijon ta surprizojë njerëzimin me ‘shfaqjet’ e saj sa spektakolare, aq edhe të frikshme.

Një rrufe gjigante ndriçoi qiellin e Atlantës në SHBA, pas një stuhie të fortë dhe motit të keq që po përjeton vendi ditët e fundit.

Qielli i Atlantës u ndriçua nga një rrufe masive gjatë një stuhie gjatë natës dhe pamjet e fenomenit mbresëlënës atmosferik të publikuar nga mediat amerikane, u rishpërndanë nga mijëra përdorues në rrjetet sociale.

Edhe “La Repubblica” e ka risjellë me një video, ku shfaqet forca e rrufesë së pazakontë dhe që shihet shumë rrallë si fenomen.

Ndërkohë, moti i ashpër vazhdon të rrënojë pjesën më të madhe të Shteteve të Bashkuara jugperëndimore. Georgia në veçanti, aktualisht është duke u goditur nga stuhi të forta dhe tornado që po shkaktojnë përçarje në disa zona.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se Parlamenti i dalë nga zgjedhjet e 11 majit do të jetë më cilësor?