SHBA/ Mbesa për xhaxhain President: Donald Trump duhet të dorëhiqet, është një rrezik për Amerikën

15 Korrik 2020, 15:50| Përditesimi: 15 Korrik 2020, 17:06

  • Share

Mary Trump, mbesa e presidentit amerikan Donald Trump, ka ftuar këtë të fundit të japë dorëheqjen duke deklaruar se ai është i rrezikshëm për Amerikën.

"Ai nuk është plotësisht i aftë ta drejtojë këtë vend dhe është e rrezikshme ta lejosh atë të jetë president" i tha ajo ABC në intervistën e parë pasi një gjykatë I kishte hequr asaj të drejtën të fliste në publik.

Familja gjithashtu më parë kishte provuar pa sukses të bllokonte botimin e librit të saj që ishte një lloj aktakuze e ashpër kundër manjatit Trump dhe gjyshit, që ajo e quan një sociopat që shkatërroi familjen.

"Ky vend është në vështirësi dhe ne duhet të marrim një vendim se kush duam të jemi dhe ku duam të shkojë ky vend," – tha Mary Trump.

Sipas mendimit të saj, karakteri dhe sjellja e presidentit Donald Trump "kërcënojnë shëndetin e botës, sigurinë ekonomike dhe strukturën sociale".

Kur u pyetën se çfarë do t’i thoshte xhaxhait të saj nëse ishte në zyrën ovale, përgjigja ishte "dorëheqje". Një përgjigje e "bazuar në atë që kam parë në tërë jetën time", siguroi ajo.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?