SHBA nis izolimin e Metës, zyrtari i lartë i DASH nuk e takon

5 Shtator 2019, 19:53| Përditesimi: 5 Shtator 2019, 19:57

  • Share

Shtetet e Bashkuara të Amerikës sinjalizojnë nisjen e izolimit ndërkombëtar të Presidentit Ilir Meta, i cili i ka shpallur luftë reformës në drejtësi, investimit më të madh të SHBA-BE në Shqipëri gjatë tre dekadave të fundit. Pas shtatë mesazheve radhazi të Ambasadës Amerikane në Tiranë, në adresë të kundërshtarëve të deklaruar të reformës në drejtësi, kreu i shtetit mori të mërkurën dy mesazhe të qarta nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

Së pari, drejtori për Evropën Qendrore e Jugore në Departamentin Amerikan të Shtetit, David Kostelancik, përjashtoi presidentin Ilir Meta nga axhenda e takimeve, në kuadër të një vizite në Tiranë. Zyrtari i lartë i DASH zhvilloi ditën e mërkurë takime me krerët e politikës shqiptare, ku në fokus ishte pikërisht reforma në drejtësi, reforma zgjedhore dhe kriza politike e imponuar nga opozita.

I shoqëruar nga e Ngarkuara me Punë e Ambasadës së ShBA-së në Tiranë, znj. Leyla Moses-Ones, David Kostelancik zhvilloi takime me kryeministrin Edi Rama, kreun e Kuvendit Gramoz Ruçi, kryetarin e opozitës Lulzim Bashën, kryetaren e LSI Monika Kryemadhin dhe kryetarin e grupit parlamentar socialist Taulant Balla, ndërsa shmangu presidentin Ilir Meta. Shmangia e Metës nga axhenda e takimeve u theksua më tej nga një drekë e zyrtarit të lartë amerikan me deputetët Rudina Hajdarin dhe Ralf Gjonin. Shqiptarja.com pyeti pranë Ambasadës Amerikane për mungesën e takimit të zyrtarit të DASH me Presidentin Meta.

Ambasada sqaroi se axhenda e takimit është përgatitur nga Departamenti Amerikan i Shtetit. Shqiptarja.com pyeti edhe pranë Presidencës për këtë çështje, por nuk mori një përgjigje. Gjithsesi, zëdhënësi i Presidentit Tedi Blushi, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, u përpoq të ironizonte media për shmangien e Metës nga zyrtari i lartë amerikan. “Të gjitha portalet që punojnë në të zezë paskan futur Presidentin në listën e zezë. Tani pritet që gruaja e Bilalit t'u japë dhe lajmin e heqjes së vizës. Ha ha ha! Fajin e ka ODIHR që nuk punon në të zezë por e ka gdhendur me të zeza në të bardhë”, shkroi ai.

Mesazhi i dytë
Drejtori për Evropën Qendrore e Jugore në Departamentin Amerikan të Shtetit, David Kostelancik, gjatë vizitës në Tiranë, artikuloi një mesazh të tërthorë në adresë të Ilir Metës. Gjatë takimit me kreun e Kuvendit, Gramoz Ruçi, Kostelancik u shpreh se SHBA-të do të vijojnë të mbështesin reformën në drejtësi, të cilën Ilir Meta e konsideron Ramaformë dhe komplot të Sorosit. “Institucionet e reja të sistemit do t’u shërbejnë qytetarëve sot e në të ardhmen dhe do të mundësojnë që shqiptarët të jetojnë në paqe e mirëqenie. Vetingu është mbështetur dhe do të vazhdojë të mbështetet fort nga SHBA”, është shprehur Kostelancik.

Komento

Komente

  • USA: 06/09/2019 13:42

    E kane kuptuar te paret qe ka lojtur nga fiqiri ndaj e izoluan te cmendurin qe struket ne Presidence.

    Përgjigju
  • Beni: 06/09/2019 05:59

    I ziu ti qe nuk te ze gjumi nga sikleti dhe stresi

    Përgjigju
  • Cim tironci: 06/09/2019 02:21

    PRITET SHPERTHIMI I FUQISHEM I METES QE SKA RILINDAS DUKE PERFSHIRE DHE PIKTORIN TA NDALE PRISNI SE ESHTE HERET AKOMA KUR TA SHOHIM PRESIDENTIN NE BALLE TE PROTESTES DUKE THIRRUR RAMA IK IK IK IK

    Përgjigju
  • pula: 06/09/2019 00:04

    IKE O METE IKE,,ME GJITHE MONIKE E TOSUN BAC,,...

    Përgjigju
  • Ajvani: 05/09/2019 22:06

    Ju qani hallin e kalorsit pse i varen kembet

    Përgjigju
  • Trnakop Kacija: 05/09/2019 22:05

    Ky e ka vendin ne burg, se bashku me bashkeshorten e vet ( te them te drejten e meritojne si qift fatin e qiftit Qaushevski) dhe ate sa me shpejte me mire - te percjellir me konfiskim te pasurive marramendese te vjedhura etj etj.

    Përgjigju
  • Ben Tironci: 05/09/2019 21:19

    Meta Berisha jashtqitje

    Përgjigju
  • Ariu: 05/09/2019 21:18

    Një këshillë për METËN të iki me vrap prap në malin e korrabi se e sigurtë atije se kapin dot.

    Përgjigju
  • O tej: 05/09/2019 21:04

    America ja ka ba mu... ne keys ketij derdimeni me kohe

    Përgjigju
  • muzllum hesapi: 05/09/2019 20:22

    bakteriet toxike duhe izoluar nga shoqeria njerezore . shpresojm qe berthama e Kancerit te Politikes Shqiptare saleh rrahmut berisha te pesoj te njetin fat siedhe ky llumi korruptiv

    Përgjigju
    • hesap muzllum: 05/09/2019 21:39

      Lando , ne s'kemi sa kta Politiqirat , por at q kemi e kemi boll m djrsen e ballit , si burra fituar me gjak , jo si shkerdhatat e politikes qe vodhen Shtetin te ardhmen e shqiptareve . Dhe ne i gezojm si na e do qejfi jo si kto Krimba Politike

    • Roland: 05/09/2019 21:10

      Jua qafsh hallin! Ata i kane nga 10 kompani per koke e ju diskutoni si per kafet e Negjmijes

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?