Pamje nga vendi i ngjarjes

SHBA/ Një burrë vrau me armë gjahu 6 persona në Misisipi, ende nuk dihet motivi

18 Shkurt 2023, 10:01| Përditesimi: 18 Shkurt 2023, 10:03

  • Share

Gjashtë persona u vranë të premten, nga të shtënat me armë zjarri në një qytet të vogël në Misisipi, në jug të Shteteve të Bashkuara. I dyshuari fillimisht hapi zjarr në parkingun e një dyqani në Arkabatla, një komunitet me pak më pak se 300 banorë, duke vrarë një burrë. Më pas ai vrau ish-bashkëshorten dhe katër persona të tjerë, dy prej tyre mendohet të jenë vëllëzër. Motivi i vrasjeve ende nuk është zbardhur nga autoritetet përkatëse,

Sherifi tha për mediat lokale se vrasjet ndodhën në një dyqan dhe afër dy shtëpive. Kamionët e shënuar se i përkisnin zyrës së sherifit dhe kërkimit dhe shpëtimit të Tate County u parkuan të premten pasdite jashtë dyqanit, ku autoritetet përdorën shirit të verdhë për të rrethuar ndërtesën.

"Kam dëgjuar të shtënat nga brenda shtëpisë sime. Sapo isha zgjuar pash një burrë me armë gjahu në dorë", tha Cash,  një banor. 

Cash tha se ai shkoi në vendngjarje dhe gjeti një person që ishte qëlluar.

F.D/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?