Foto nga avioni i kompanisë Delta

Bota

SHBA/ Një tjetër incident për kompaninë ajrore Delta, rrota e avionit Boeing shkëputet gjatë ngritjes

24 Janar 2024, 15:05| Përditesimi: 24 Janar 2024, 15:07

  • Share

Një incident ka ndodhur ditën e sotme, ku rrota e përparme e një avioni Boeing 757 të Delta Air Lines, me 184 pasagjerë, u shkëput ndërsa avioni po përgatitej për ngritje nga Aeroporti Ndërkombëtar i Atlantës në SHBA, sipas Administratës Federale të Aviacionit (FAA).

Sipas një njoftimi të lidhur nga FAA, asnjë nga 184 pasagjerët dhe gjashtë anëtarët e ekuipazhit në bordin e avionit nuk u lëndua gjatë incidentit.

Sipas gazetës, nuk ka pasur asnjë koment nga Boeing, ndërsa vazhdon hetimi për incidentin nga Administrata Federale e Aviacionit vazhdon, raportojnë mediat e huaja.

"U kërkojmë falje klientëve tanë për shqetësimin", deklaroi kompania ajrore, duke shtuar se një gomë ishte shkëputur nga pajisjet e uljes së avionit.

Kompania Delta gjithashtu njoftoi se pasagjerët u transferuan në një avion zëvendësues.

S.S/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?