Bota

SHBA njeh genocidin armen, Ankara: Përpjekje për të shantazhuar Turqinë

31 Tetor 2019, 15:26| Përditesimi: 31 Tetor 2019, 16:02

  • Share

Parlamenti turk votoi sot në mëngjes një rezolutë kundër asaj që ata e quajnë "një përpjekje për të shantazhuar Turqinë" në lidhje me tekstin e aprovuar nga Dhoma e Kongresit e SHBA, e cila e njohu dje masakrën armene të vitit 1915 si "gjenocid".

"Parlamenti turk dënon dhe nuk e njeh "Miratimin nga Shtëpia e Përfaqësuesve Amerikanë e një dokumenti që i përmbahet teorisë së gjenocidit armen. Një vendim që hedh hije mbi të vërtetat historike dhe është në dëm të kongresmenëve që kanë streguar mençuri dhe ndërgjegje".

Këto janë fjalët e rezolutës, të nënshkruara nga katër nga pesë partitë e Parlamentit turk.

Shtëpia e përfaqësuesve të SHBA votoi dje me shumicë shumë të madhe votash në favor të dy rezolutave.

E para njeh si "gjenocid" masakrën e popullatës armene në Turqi në vitet midis 1915 dhe 1916 nga Perandoria Osmane; fakte tragjike, për të cilat Ankaraja e ka pranuar vërtetësinë, duke e quajtur atë "një ngjarje tragjike", por mbi të cilën nuk pranon të përdorë fjalën gjenocid. 

Rezoluta e dytë përmban propozimin për sanksione kundër Turqisë pas ndërhyrjes ushtarake në veri-lindje të Sirisë.


 

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?