Shtetet e Bashkuara do t'i ofrojnë Ukrainës një ndihmë shtesë prej 2 miliardë dollarësh , ka njoftuar Shtëpia e Bardhë.
"Ne do të vazhdojmë të bëjmë atë që është e nevojshme dhe të sigurohemi që të ofrojmë atë që është e nevojshme që Ukraina të ketë atë që i nevojitet për të pasur sukses në fushën e betejës," tha këshilltari i vendit për sigurinë kombëtare, Jake Sullivan.
Ai tha se vendet e Grupit të Shtatë (G7) do të shpallin gjithashtu një raund të ri sanksionesh sot.
"Me kalimin e kohës do të shihni erozionin e vazhdueshëm të cilësisë dhe kapacitetit të ekonomisë ruse, edhe kur Vladimir Putin garon për të shpenzuar para në një përpjekje për ta mbështetur atë," tha zoti Sullivan.
I pyetur në lidhje me kërkesën e Ukrainës për avionë luftarakë amerikanë F-16, Sullivan tha nga këndvështrimi i Uashingtonit, "F-16 nuk janë një çështje për luftën afatshkurtër", por një pyetje për "mbrojtjen afatgjatë" të Ukrainës.
Lajmi kryesor:
Sot 1 vit luftë në Ukrainë/ Mbledhja e G7: Kosto të rënda për ata që mbështesin Rusinë! Zelensky: Nevojitet një samit i paqes! Synoj një takim me presidentin kinez Xi
F.D/ReportTv.al