Sekretari amerikan, Anthony Blinken, njoftoi një paketë të re ndihme ushtarake prej 250 milionë dollarësh për Ukrainën, raporton Reuters.
Kjo paketë e re përfshin pajisje shtesë për pastrimin e minave, raketa kundërajrore, municion artilerie dhe më shumë se 3 milionë fishekë të armëve të vogla, thuhet në deklaratën e lëshuar nga kreu i diplomacisë amerikane.
“Shtetet e Bashkuara, aleatët dhe partnerët tanë do të qëndrojnë të bashkuar me Ukrainën, për aq kohë sa duhet”, tha Blinken.
Pajisjet do të financohen nga paratë e miratuara më parë nga Kongresi.
Më shumë se 43 miliardë dollarë ndihmë ushtarake amerikane i janë dhënë Ukrainës që nga fillimi i pushtimit rus në shkurt 2022.
Presidenti Joe Biden në fillim të këtij muaji i kërkoi Kongresit të miratojë një ndihmë shtesë prej 24 miliardë dollarësh.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Varroset Prigozhin! Putin do të vizitojë Kinën në tetor! Erdogani së shpejti në Rusi për marrëveshjen për drithin
S.S/ReportTv.al