Shirat e rrëmbyeshëm që përfshinë Nju Jorkun dhe Nju Xhersin të hënën në mbrëmje, shkaktuan përmbytje që bllokuan linjat e metrosë, bllokuan automjetet dhe shkaktuan gjendje të jashtëzakonshme në disa pjesë të verilindjes së SHBA-së.
Disa pamje të shpërndara në rrjetet sociale shihet sesi uji vërshon stacionin e metrosë në Manhattan ndërsa pasagjerët ishin brenda trenit.
Shërbimi Meteorologjik paralajmëroi se ekziston rreziku i përmbytjeve në orët në vijim që mund të kërcënojnë edhe jetë njerëzish.
Guvernatori i Nju Xhersit, Phil Murphy, shpalli gjendje të jashtëzakonshme dhe u bëri thirrje qytetarëve të “qëndrojnë brenda dhe të shmangin udhëtimet e panevojshme”.
Ndërkohë aeroportet në të gjithë Bregun Lindor u përballën gjithashtu me anulime fluturimesh. Rreth 1,966 fluturime u anuluan dhe më shumë se 10,000 të tjerë u shtynë për në vijim.
Komente
