Bota

SHBA ofron shpërblim prej 5 milion dollarësh për 'kokën' e tij, kush është ministri i ri i Brendshëm i Afganistanit

7 Shtator 2021, 21:21| Përditesimi: 7 Shtator 2021, 21:22

  • Share

Ministri i ri i Brendshëm i qeverisë talebane në Afganistan, Sarajuddin Haqqani është ndër njerëzit më të kërkuar nga DASH, i cili aktualisht po ofron një shpërblim prej 5 milion dollarësh (3.6 milion £) për informacionin që çon drejtpërdrejt në arrestimin e Haqqani.

Pas vdekjes së babait të tij, Jalaluddin Haqqani, ai u bë udhëheqësi i ri i grupit militantik të njohur si rrjeti Haqqani, të cilët kanë ndërmarrë disa sulme vdekjeprurëse. Ky rrjet është shpallur si organizatë terroriste nga SHBA. Grupi mbikëqyr pasuritë financiare dhe ushtarake të talebanëve përgjatë kufirit Pakistan-Afganistan.


Lajmi kryesor:

Talebanët shpallin ministrat në detyrë të qeverisë së re! Në krye të vendit themelues të lëvizjes dhe të kërkuar nga FBI! SHBA dha 5 mln dollarë për 'kokën' e ministrit të Brendshëm


  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?