Politikë

Edhe ambasadat do të monitorojnë zgjedhjet/ SHBA, Italia dhe Britania i japin fund debatit: Më 30 qershor do kemi vëzhgues

27 Qershor 2019, 10:23| Përditesimi: 27 Qershor 2019, 13:30

  • Share

Ndërkombëtarët kanë dhënë sinjalin e fundit se i njohin zgjedhjet e 30 qershorit dhe se do të jenë pjesë e tyre përmes grupeve të vëzhguesve, duke i dhënë fund një debati të paprecedentë që vijon ende tre ditë para zgjedhjeve, me opozitën joparlamentare, PD-LSI që nuk i njohin ato. 

Ndërkohë që OSBE/ODIHR ka sjellë grupet e tij të vëzhgimit prej kohësh në Shqipëri, edhe ambasadatat në vendin tonë do të monitorojnë zgjedhjet.

Ambasada Amerikane në Tiranë, ajo italiane dhe britanike, i kanë dërguar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve një kërkesë për akreditimin e stafit të tyre vëzhgues për zgjedhjet vendore të 30 qershorit. Duke përgëzuar punën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për mbarëvajtjen deri më tani të këtij procesi të rëndësishëm zgjedhor, selitë diplomatike në vendin tonë, kanë dërguar edhe listat me emrat e personave vëzhgues.  

Kërkesa e SHBA, Italisë dhe Britanisë së Madhe mban datën 25 qershor (italiania)dhe 26 qershor (SHBA dhe Britania e Madhe).

G.M./b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Premto Doni: 27/06/2019 23:53

    Ju te katert, hiena te Shqiperise, Saliu,Iriri,Monika dhe Luluci i vogel, "A DONI ME PER BELULIN". E coret masken 30 vjecare. Bete shume mire se e renduat me shume vehten dhe Spak-u do te kete me shume material.

    Përgjigju
  • Tirona: 27/06/2019 10:34

    Ha m tani Lulo bashk me filxhanin.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?