SHBA padi ndaj presidentit venezueljan Maduro për trafik droge. 15 milionë dollarë për çdo informacion që do çonte në arrestimin e tij

26 Mars 2020, 17:08| Përditesimi: 26 Mars 2020, 17:50

  • Share

Qeveria e SHBA ka ngritur padi penale kundër Presidentit të Venezuelës Nicolas Maduro dhe shumë zyrtarë të tjerë në vend të cilët ajo i akuzon si të përfshirë në trafik droge.

Masa, e cila do të rrisë tensionet midis dy vendeve, u njoftua nga Prokurori i Përgjithshëm William Barr.

Sipas ‘Reuters’, Maduro, një lider socialist i cili tashmë përballet me sanksione amerikane ka qenë shënjestra e një fushate presioni amerikan që synon ta mënjanojë atë nga pushteti

Aktakuza, një veprim i rrallë amerikan kundër një kreut të një shtëti të huaj shënon një përshkallëzim serioz dhe ndodh në një kohë kur disa zyrtarë të SHBA kanë thënë privatisht se Presidenti Donald Trump është më shumë i irrituar me politikën e tij në Venezuelë. Ai është akuzuar prej kohësh se po udhëheq një regjim të korruptuar dhe brutal, një akuzë të cilën Maduro e ka hedhur poshtë vazhdimisht.

Shtetet e Bashkuara gjithashtu kanë ofruar një shpërblim prej 15 milion dollarë për çdo informacion që do çonte në arrestimin e Maduro.

Uashingtoni mbështet liderin e opozitës Juan Guaidó, i cili e shpalli veten president i përkohshëm në vitin e kaluar, por Maduro ka mbetur në pushtet, i mbështetur nga ushtria e tij si dhe i përkrahur nga  Rusia, Kina dhe Kuba.

Maduro është akuzuar gjithmonë se ai ka përdorur të ardhurat e trafikut të drogës për të siguruar të ardhurat e humbura nga sektori i naftës, i vënë nën sanksione të rënda amerikane.

"Populli Venezuelas meriton një qeveri transparente, të përgjegjshme dhe përfaqësuese që plotëson nevojat e popullatës - dhe që nuk angazhohet në trafik ilegal të drogës," tha Departamenti Amerikan i Shtetit.

"Këta njerëz kanë shkelur besimin e publikut duke lehtësuar dërgesat e lëndëve narkotike nga Venezuela, për të cilën kanë përdorur edhe aeroplanë që niseshin nga një bazë ajrore e Venezuelës" – thuhet në deklaratën e Departamentit.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Arjani: 26/03/2020 17:28

    Sa vjet eshte ne pushtet maduro,nuk e di...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?