Jake Sullivan

SHBA paralajmëron Korenë e Veriut: 'Nëse i jep armë Rusisë, do të vuajë pasojat'

9 Shtator 2023, 09:38| Përditesimi: 9 Shtator 2023, 09:42

  • Share

 NJU JORK - "Koreja e Veriut do të paguajë një çmim" nëse vazhdon të furnizojë me armë Rusinë, për të cilat ajo "po negocion në mënyrë aktive". Paralajmërimi erdhi nga këshilltari amerikan për sigurinë kombëtare, Jake Sullivan, gjatë konferencës së mbajtur me gazetarët në lidhje me axhendën e Presidentit Biden në G20 në Nju Delhi, të planifikuar të mbahet për të shtunën dhe të dielën.

Duke komentuar udhëtimin e mundshëm të liderit të Koresë së Veriut Kim në Moskë, Sullivan tha se nevoja e Putinit për të kërkuar armë dhe mbështetje kudo, duke përfshirë Phenianin, tregon se sa i shqetësuar është ai dhe se si sanksionet po mbytin aparatin e tij ushtarak.

Këshilltari nuk hyri në detaje se çfarë armatimesh mundet që Kim të ofronte, dhe nëse ato janë në përputhje me standardet e atyre të dërguara nga perëndimorët në Kiev, por ai konfirmoi se "negociatat janë aktive dhe vazhdojnë". Megjithatë, nëse Koreja e Veriut i jep Rusisë armë për të sulmuar Ukrainën, duke ndihmuar një pushtim të paligjshëm të dënuar edhe nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, "do të ketë një çmim për të paguar". Sullivan nuk shpjegoi nëse këto do të ishin sanksione të mëtejshme apo diçka tjetër, por theksoi se do të ishte ndihma e ofruar për një operacion që shkel Kartën e Kombeve të Bashkuara prandaj do ta vendoste Kim-in kundër të gjithë komunitetit ndërkombëtar.

S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Beni: 09/09/2023 09:49

    Vazhdoni me keto mashtrime kot pa lidhje , armet e Rusit ne vitin 3000 mbarojne duke mos prodhuar qe nga sot ju genjen mendja se do ta mposhtni Rusin , nuk ka asnje shans por mjere ata ukrainasit qe po vdesin kot per teket e Amerikes

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?