SHBA: Së shpejti Kushtetuesja, Presidenti s'mund ta pengojë, mund të vendosë edhe kundër Metës

13 Gusht 2019, 09:28| Përditesimi: 13 Gusht 2019, 12:55

  • Share

TIRANË- Ambasada Amerikane në Shqipëri me anë të një video të publikuar në rrjet ka shpjeguar se si do të ngrihet dhe se si do të funksionojë Gjykata Kushtetuese. Në një video të publikuar më parë Ambasada shpjegonte se pse është i rëndësishëm Vettingu  dhe si do të ndryshojnë sistemi shqiptar i drejtësisë përmes sistemit shqiptar të drejtësisë, ndërsa në videon e sotme shpjegon qartë fuqinë e Gjykatës Kushtetuese.

Gjykata Kushtetuese do të jetë në gjendje me anë të gjyqtarëve të kualifikuar që nëse nevojitet të vendosë edhe kundër presidenti apo kryeministrisë e institucioneve të tjera qeveritare. Më pas Ambasada Amerikane shpjegon edhe ndryshimin që do të ketë Gjykata Kushtetuese kundrejt sistemit të vjetër. 

Ambasada shpjegon se edhe nëse Meta përpiqet, nuk mund ta bllokojë ngritjen e Gjykatës Kushtetuese pasi gjyqtarët do të zgjidhen me rotacion. Edhe nëse Meta nuk do të zgjedh, nga lista do të dali automatikisht emri i parë në renditje. Kujtojmë se presidenti Meta ka qenë një nga kritikët më të mëdhenj të Reformës në Drejtësi. Ai më parë ka hedhur akuza ndaj kryeministrit Edi Rama dhe ndërkombëtarëve për zbatimin e reformës në drejtësi, që sipas kreut të shtetit është kthyer në 'Ramaformë'. Po ashtu presidenti Ilir Meta dhe opozita kanë hedhur akuza edhe ndaj misionit ndërkombëtar EURALIUS.

"Në videon e kaluar, ju mësuat mbi procesin e vettingut. Këtë javë, ne do të flasim për Gjykatën Kushtetuese. Shihni këtë video për të mësuar se si Shqipëria do të ketë një Gjykatë Kushtetuese funksionale, me gjykatës të kualifikuar, të paanshëm dhe apolitikë. #CfareEshteReformaNeDrejtesi #NdalKorrupsionit," shkruan Ambasada Amerikane.

Mesazhi në Video:

"Gjykata Kushtetuese është Gjykata më e lartë në Shqipëri e cila vendos së çfarë do të thotë Kushtetuta. Ajo vendos nëse një ligj përputhet me Kushtetutën apo nëse e shkel atë. Ajo mund të vendosë edhe kundër Presidentit, Kryeministrit si dhe agjencive qeveritare. Po ashtu garanton që autoritetet të respektojnë të drejtat Kushtetuese.

Por cili ishte problemi me këtë gjykatë në sistemin e vjetër?

Në të kaluarën Kuvendi dhe Presidenti duhet të binin dakord, për një kandidat që ky të bëhej gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese. Por kjo shpesh nuk binte dakord dhe shkaktonte një pritje të gjatë ndërsa kur binin dakord gjyqtari ishte si pasojë e një kompromisi mes politikanëve por nuk ishin të përqëndruar tek kualifikimi i personit.
Detyra e një gjyqtari kërkon persona të kualifikuar, jo kompromise politike. Gjykata Kushtetuese ka 9 vende, pasi gjyqtarët iu nënshtruan vlerësimit, vetëm 1 prej tyre kaloi. Pas reformës në drejtësisë, Kushtetuta përcakton standardet për të qenë gjyqtar i kësaj Gjykate. Këto standarde vihen në zbatim nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi i cili është grup Gjyqtarësh dhe Prokurorësh me provojë të cilët kontrollojnë kualifikimet e Kandidatit. Ky Këshill rendit tri kandidatë kryesorë për çdo vend në Gjykatë bazuar në kualifikimet e tyre. Me sistemin e ri nuk duhet ujdi nga Presidenti dhe Kuvendi. Tani kjo kalon me rotacion mes Kuvendit Presidentit dhe Gjykatës së Lartë. Por këta mund të zgjedhin vetëm nga lista me tre gjyqtarë. politikanët nuk mund të emërojnë kë të duan ata. Nëse Presidenti, Parlamenti apo Gjykata e Lartë nuk arrijnë të zgjedhin dikë, atëherë zgjidhet automatikisht kandidati i renditur më lart nga lista e Këshillit të emërimeve në Drejtësi. Ky sistem i ri siguron që gjyqtarët e zgjedhur të jenë të kualifikuar ndihmon për të parandaluar boshllëqet për kohë të gjatë si dhe nuk lejon një person që të ketë më tepër pushtet në procesin e përzgjedhjes.

Së shpejti KED do të dërgojë listën presidenti që ka radhën i pari. DHe kështu mund të fillojë të ndërtojë Gjykatën Kushtetuese.
" thuhet ndër të tjera në postimin e Ambasadës Amerikane.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • tom: 13/08/2019 11:00

    Shkeljet ligjore në ngritjen e GJK • Ligji 8577 datë 10.2.2000 i ndryshuar, “Për ngritjen dhe funksonimin e GJK” neni 7, pika 2 thotë “Anëtarët e rinj caktohen sipas radhës, përkatësisht nga Presidenti i Republikës, nga Kuvendi dhe nga Gjykata e Lartë. Ky rregull ndiqet edhe në rastet e përfundimit para afatit të mandatit të anëtarit të Gjykatës Kushtetuese” Pra cikli për ngritjen e GJK është: President, Kuvendi dhe Gjykata e Lartë dhe kështu në mënyre ciklike. Gjykata e Lartë nuk ekziston në kourum, prandaj mund të zgjidhen vetëm 2 persona. (një nga presidenti dhe një nga Kuvendi dhe ligjërisht duhet pritur që të ngrihet Gjykata e Lartë për të tretin dhe pastaj të rifillojë cikli përsëri) • Ligji 8577 datë 10.2.2000 i ndryshuar, “Për ngritjen dhe funksonimin e GJK” neni 7/b, pika 3 thotë: “.... nëse ka me shumë se një vend vakant, KED harton 2 lista të veçanta, një prej të cilave është me kandidatët që vijnë nga rradhët e gjyqësorit.” ( pra kur jane 2 vende bosh, njëra listë është me 3 persona e sipër nga jashtë gjyqësorit dhe lista tjetër me 3 persona e sipër nga gjyqësori . Në listën aktuale të personave të zgjedhur nga KED nuk ka tre persona nga sistemi gjyqesor, prandaj lista e dytë nuk mund të hartohet e në këtë mënyrë personi i dytë nga presidenti dhe nga kuvendi nuk mund të zgjidhen. Pra aktualisht mund të zgjidhen vetëm 2 persona në GJK. Një nga Presidenti dhe një nga Kuvendi. Edhe sikur të anashkalohen shkeljet ligjore mund të zgjidhen me shkelje edhe 2 të tjerë dhe bëhen 4 persona. Së bashku me Vitore Tushen (që i ka mbaruar mandati, por do të presë personin nga Gjyqësori) bëhen 5 anëtarë, të cilët janë të pamjaftueshem për funksionimin e GJK. Detyrimisht duhet te shpallet përsëri gara për në GJK. Duke patur parasysh procedurat dhe afatet e ndjekura nga shpallja herën e kaluar, deri në përcaktimin e listës kaluan 5 muaj, atëhere i bie që GJK mund të krijohet diku andej nga pas marsit te vitit 2020. Ndërsa për funksionimin e plotë të Gjykatës Kushtetuese (vetëm në keto raste mund të gjykojë vendimie te rëndësishme) duhet pritur diku andje nga paranvera e vitit 2021.

    Përgjigju
  • zzz: 13/08/2019 09:48

    Respekta Amerika, qe po zhduk korrupsionin ne presidence, ne kuvend dhe ne K/M, dhe ne ministri, te cilat jane mbushur me sahalepires dhe njerez medioker, pa tru dhe pa shtylle kurizore, grabitqare ne kulm, te presim dhe te shpresojme kapjen e krokodileve dhe peshkaqeneve dhe sekuestron e pasurise se tyre, vetem atehere populli do qetesohet dhe do filloje jeta e re ne kete vend qe na kane merre frymen; salinjte, metistet, bashistet, ramistet, ndokistet, dukistet medistet, tavistet,duleqistet, e cdo sorollop tjeter.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?