Bota

SHBA pas sulmit në Iran? Panariti për Report Tv zbulon skenarët e përplasjes Iran-Izrael

17 Qershor, 21:46| Përditesimi: 17 Qershor, 21:58

  • Share

Lufta mes Izraelit dhe Iranit prej ditësh vijon të jetë në qendër të vëmendjes botërore dhe zhvillimeve gjeopolitike. Ditën e sotme SHBA-të nëpërmjet zyrtarëve të sigurisë dhe presidentit Donald Trump janë shprehur se po ndjekin me vëmendje zhvillimet dhe po konsiderojnë të mundshme dhe ndërhyrjen në Iran.

Për këtë çështje ka komentuar në Report Tv, ish-diplomati Edmond Panariti i cili trajtoi disa prej skenarëve të mundshëm dhe rolit të SHBA-ve në konfliktin Iran-Izrael.

Sipas Panaritit, SHBA fillimisht ka mbajtur një lloj distance nga konflikti deri ditën e sotme ku kanë konsideruar që dhe mund të ndërhyjnë. Diplomati tha se Irani nëse arrin të korrespondoj armën bërthamore mund të jetë një problem për gjeopolitikën botërore. Nga ana tjetër Panariti tha se kjo luftë e re në Lindjen e Mesme, e ka lënë çështjen e Gazës në plan të dytë.

"SHBA deri tani kanë mbajtur një qëndrim të themi të distancuar në krah të Izraelit, nuk kanë deklararuar përfshirjen e tyre direkte. Nga ana tjetër kanë bërë një kërcënim të drejtpërdrejt ndaj Iranit që të mos guxojë që të godas objektiva amerikane. Edhe unë mendoj që përfshirja e SHBA në këtë konflikt do të ishte fatale për Iranin. Ju e dini që ka dhe krijime boshtesh të reja në gjeopolitikën botës. Ju e dini që SHBA ka dominuar Lindjen e Mesme përmes petro-dollarit ku të gjitha transaksionet e naftës bëhen në dollar. Ju e dini që ka pasur ndryshime dhe tendecë për tu shkëputur nga dominimi i dollarit dhe pararojë ka qenë Irani. Arsyet janë komplekse përvec faktit që lëshon Irani që kërkon të krijojë armë bërthamore, edhe po qe se kjo do të arrihej Irani kthehet në një fuqi që nuk ke çfarë i bën siç ndodhi me Korenë e Veriut që tani e ka bombën automike. Po siç thashë edhe për të ulur tendencën për dominim në Lindjen e Mesme të Iranit, me formacionet e tij paraushtarake Hamas, Houth e të tjerë dhe këto padyshim janë arsye më komplekse që çuan në këtë konflikt të dytë, që çuan Gazën në plan të dytë. Në një deklaratë të njohur Trump ka thënë se duam ta marrim në administrim Gazën që ta kthejmë në një kopsht të vogël."-tha Panariti. 

H.K/A.A/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se rinumërimi i 44% të kutive të votimit do ndryshojë rezultatin?