Teherani

SHBA: Për Izraelin ishte vetëmbrojtje, Irani duhet të shmangë sulmet e mëtejshme

26 Tetor, 07:54| Përditesimi: 26 Tetor, 07:56

  • Share

Shtetet e Bashkuara i janë drejtuar drejtpërdrejt Iranit për të kërkuar që ai "të shmangë sulmet e mëtejshme kundër Izraelit për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm në rajon".

“Ne i bëjmë thirrje Iranit të ndërpresë sulmet ndaj Izraelit në mënyrë që ky raund luftimesh të mund të përfundojë pa përshkallëzim të mëtejshëm”, u tha gazetarëve zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të SHBA, Sean Savett.

“Përgjigja e Izraelit ishte një ushtrim vetëmbrojtjeje, veçanërisht duke shmangur zonat e populluara dhe duke u fokusuar ekskluzivisht në objektivat ushtarake, në kontrast me sulmin e Iranit ndaj Izraelit që synonte qytetin më të populluar të Izraelit,” shtoi ai.


Lajmi kryesor:

Izraeli sulmon Iranin/ Bombardime ndaj objektivave ushtarake! Teherani: Sulmi i shtetit hebre në bashkëpunim me SHBA


G.K/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?