Franca dhe SHBA kanë bërë përpjekje për t'i dhënë fund përçarjes që u inicua nga pakti trepalësh ', zënkë e cila filloi javën e kaluar me shpalljen e paktit SHBA, Britanisë së Madhe dhe Australisë.
Marrëveshja i kushtoi Francës një negociatë me vlerë 37 miliardë dollarë (27 miliardë) për të ndërtuar nëndetëse për Australinë.
Parisi tha se e mori vesh vetëm disa orë para shpalljes publike dhe menjëherë në shenjë revolte tërhoqi ambasadorët. Zemërimi francez ishte i dukshëm ministri francez i mbrojtjes e quajti atë një "goditje në shpinë".
Presidentët amerikanë dhe francezë tani kanë lëshuar një deklaratë të përbashkët duke thënë se situata do të kishte përfituar nga konsultimet e hapura midis aleatëve.
Joe Biden dhe Emmanuel Macron folën me telefon për gjysmë ore të Mërkurën. Ata gjithashtu do të takohen në Evropë në fund të muajit të ardhshëm ku analistë të ndryshëm spjegojnë si aranzhim të rëndësishëm të sigurisë midis tre kombeve që nga Lufta e Dytë Botërore.
Lajmi kryesor:
Franca tërhiqet nga bisedimet për mbrojtjen me Mbretërinë e Bashkuar, pas marrëveshjes së Britanisë me SHBA dhe Australinë
G.MO//ReportTv.al