Përmbytjet në Kentaki, SHBA

Bota

SHBA/ Përmbytje katastrofike në Kentaki, 25 viktima, vendi në emergjencë

30 Korrik 2022, 22:50| Përditesimi: 30 Korrik 2022, 23:00

  • Share

Kentaki lindor në SHBA është prekur nga përmbytjet më të mëdha gjatë gjithë historisë së saj , ku për një kohë tepër të shkurtër, rrebeshe të mëdha shiu në zonë mbuluan shtëpitë me ujë.

Deri më tani raportohet se për shkak të përmbytjeve kanë humbur jetën 25  persona . Shtëpitë, ndërtesat dhe gjithçka tjetër në Kentaki ndodhet nën ujë, ndërsa shqetësues është fakti se stuhitë dhe reshjet pritet të vazhdojnë në ditët në vijim. Me mijëra banorë janë evakuuar.  Guvernatori Andy Beshear tha se qëllimi i menjëhershëm është "të dërgohen sa më shumë njerëz në zona të sigurta " pas asaj që zyrtarët e kanë përshkruar si përmbytje ‘të paprecedentë në rajon’.

"Ka ende shumë njerëz atje, ende shumë njerëz të pagjetur. Ne do të bëjmë çmos për t'i gjetur të gjithë," tha Besher duke paralajmëruar se mund të duhen javë për të gjetur të gjitha viktimat.

Qindra njerëz janë shpëtuar nga ajri dhe uji ditët e fundit nga anëtarët e Gardës Kombëtare nga Kentaki, Tenesi, Virxhinia Perëndimore, si dhe nga oficerë nga Departamenti i Peshqve dhe Kafshëve të Egra në Kentaki dhe Policia e Shtetit.

S.C/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?