Shkatërrimet nga përmbytjet në Teksas

Bota

SHBA/ Përmbytjet në Teksas, numri i viktimave rritet në 78! 41 ende të zhdukur, priten sërish reshje shiu në orët e ardhshme

7 Korrik, 07:27| Përditesimi: 7 Korrik, 07:30

  • Share

Të paktën 78 persona janë konfirmuar të vdekur nga përmbytjet në Teksas të SHBA dhe 41 të tjerë rezultojnë ende të zhdukur. 68 viktima, përfshirë 28 fëmijë, u shënuan në qarkun Kerr, ku një kamp vajzash i krishterë buzë lumit Guadalupe u përmbyt. Dhjetë vajza dhe një punonjës i kampit janë ende të zhdukur.

Zyrtarët thonë se numri i të vdekurve mund të rritet. Autoritetet vendore kanë paralajmëruar më shumë stuhi në 24-48 orët e ardhshme në rajon, gjë që mund të pengojë ekipet e kërkim-shpëtimit, të cilat tashmë po përballen me gjarpërinj helmues ndërsa kërkojnë mes baltës dhe mbeturinave.

Guvernatori i Teksasit, Greg Abbott, tha të dielën se autoritetet nuk do të ndalen para asgjëje për t'u siguruar që të gjendet çdo person i zhdukur. Në fokus të kërkimeve ka qenë kampi Mystic, kamp veror i njohur për vajza i vendosur në brigjet e lumit Guadalupe, i cili pësoi dëme të konsiderueshme. Katastrofa ndodhi para agimit të së premtes, ndërsa niveli i lumit u rrit 8 metra në vetëm 45 minuta, ndërsa shumica e kampistëve ishin në gjumë.

Presidenti i SHBA, Donald Trump nënshkroi të dielën një deklaratë për gjendje të jashtëzakonshme për Qarkun Kerr, duke aktivizuar Agjencinë Federale të Menaxhimit të Emergjencave në Teksas. Ai tha gjithashtu se mund të vizitonte shtetin të premten.

"Po punojmë shumë ngushtë me përfaqësues nga Teksasi dhe është një gjë e tmerrshme që ka ndodhur, absolutisht e tmerrshme", tha Trump.

Xh.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nis aksioni për lirimin e hapësirave publike, si e vlerësoni?