Bekim Fiseku, Amanda Servedio (viktima) dhe pamje nga aksidenti

Bota

SHBA/ Përplasi për vdekje me kamion çiklisten, 53- vjeçari shqiptar shpallet në kërkim 

22 Nëntor 2024, 12:25| Përditesimi: 22 Nëntor 2024, 12:33

  • Share

Një shqiptar në SHBA është shpallur në kërkim nga policia për vrasjen e 36-vjeçares Amanda Servedio në Astoria.

Sipas New York Post, 53 vjeçari Bekim Fiseku, përplasi 36 vjeçaren për vdekje vetëm dy blloqe larg banesës së saj rreth orës 11 të mbrëmjes më 22 tetor.

Policia ka identifikuar shqiptarin i cili është edhe i dyshuar për grabitje, ndërsa dyshohet se përplasi me kamion të renë teksa po i arratisej policisë.

Pamjet nga kamerat e sigurisë, treguan një mjet tip Dodge Ram që përplas me shpejtësi çiklisten në kryqëzimin e 34th Avenue dhe 37th Street, duke e “fluturuar” Servedion nga biçikleta në një BMW të parkuar.

Ajo u dërgua me urgjencë në spitalin Elmhurst, ku ndërroi jetë nga plagët e marra. Oficerët filluan të ndiqnin kamionin, por shoferi refuzoi të ndalonte dhe u largua me shpejtësi.

Policia ndërpreu menjëherë ndjekjen pas aksidentit fatal për t’i dhënë ndihmë Servedios, e cila kishte pësuar trauma në kokë dhe trup. Kamioni u largua nga vendi i ngjarjes dhe më pas u gjet i braktisur pranë Newtown Road dhe 47th Street.

Servedio, me origjinë nga Arkansas, punonte si kontabiliste tatimore në një firmë në Midtoën dhe jetonte e vetme në Astoria për pak kohë, sipas fqinjëve të saj.

“E shihja rregullisht duke hyrë dhe dalë me biçikletën mbi supe. Ajo bënte ture të organizuara,” tha fqinji i saj.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se në primaret e PD do të fitojnë kandidatët më të mirë?