SHBA - Qindra oficerë federalë mësynë në juglindje të Georgia dhe bastisën fabrikën e kompanisë së automjeteve, Hyundai, duke arrestuar 475 persona.
Të gjithë personat e arrestuar qëndronin ilegalisht në SHBA. Shumica e të arrestuarve janë shtetas koreano-jugorë, tha agjenti special Steven Schrank.
Ky është operacioni më i madh deri më tani në kuadër të fushatës kundër imigracionit të administratës Trump.
Disa prej tyre ishin futur në SHBA në mënyrë ilegale, disa kishin leje për të qëndruar pa viza, por ishin të ndaluar të punonin dhe disa të therë kishin qëndruar më shumë se sa periudha e lejuar e vizës.
Disa nga punëtorët mund të kenë qenë kontraktorë ose nënkontraktorë. Një përfaqësues i Hyundai tha për CNN se nuk beson që ndonjë nga të arrestuarit ishte punonjës direkt i kompanisë.
Komente
