SHBA - Kolumbia ka refuzuar uljen e dy avionëve ushtarakë amerikanë me emigrantë që po deportoheshin, në kuadër të goditjes së emigracionit të paligjshëm. Sekretari amerikan i shtetit, Marco Rubio në një deklaratë thotë se se presidenti kolumbian Gustavo Petro kishte autorizuar fillimisht fluturimet e deportimit dhe më pas i anuloi ato "kur avionët ishin në ajër".
Ai thotë se presidenti amerikan "e ka bërë të qartë" se SHBA "nuk do të gënjehen dhe as do të përfitojnë më", duke theksuar administrata është "e palëkundur në angazhimin tonë për t'i dhënë fund emigracionit të paligjshëm dhe për të forcuar sigurinë kufitare të Amerikës".
"Është përgjegjësi e çdo kombi që të marrë përsëri qytetarët e tyre që janë të pranishëm ilegalisht në Shtetet e Bashkuara në një mënyrë serioze dhe të shpejtë," thotë ai.
Por, menjëherë erdhi hakmarrja e presidentit amerikan Donald Trumo, i cili mori masa ndaj Kolumbisë, tarifa urgjente 25% për të gjitha mallrat që futen në SHBA të cilat do të shkojnë deri në 50 përqind brenda një jave, sanksionet e vizave për të gjithë anëtarët e partisë, anëtarët e familjes dhe mbështetësit e qeverisë kolumbiane, sanksione emergjente bankare dhe financiare dhe kontroll të zgjeruar në kufi të shtetasve kolumbianë.
“Këto masa janë vetëm fillimi. Ne nuk do të lejojmë që qeveria kolumbiane të shkelë detyrimet e saj ligjore në lidhje me pranimin dhe kthimin e kriminelëve që ata dërguan në Shtetet e Bashkuara!”, shkroi Trump.
Presidenti Trump tha se veprimi i Presidentit kolumbian Gustavo Petro rrezikoi sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara dhe ai ka udhëzuar administratën amerikane që të marrë masa si kundërpërgjigje.
Refuzimi i Kolumbisë për të pranuar fluturimet është rasti i dytë i një vendi të Amerikës Latine që nuk pranon luturimet e dëbimit të ushtrisë amerikane.
Pas kësaj përplasje me Trump, presidenti kolumbian Gustavo Petro ka thënë në një deklaratë se do të vërë në dispozicion avionin e tij presidencial për "kthimin dinjitoz të shtetasve kolumbianë". Po ashtu, ai kërcënoi se do të vendosë një tarifë prej 50% për importet amerikane si hakmarrje ndaj një lëvizjeje të ngjashme të Trump .
Pasojat për Kolumbinë në një luftë tregtare me SHBA-në mund të jenë të rënda, pasi SHBA është partneri tregtar numër një i vendit të Amerikës Latine. Sipas Departamentit Amerikan të Shtetit, më shumë se 39.3 miliardë dollarë (31.5 miliardë £) në mallra dhe shërbime dypalëshe u shkëmbyen në vitin 2022 me investime të mëdha në sektorët e minierave dhe prodhimit.
Presidenti i Kolumbisë, Gustavo Petro nuk pranoi sot uljen e dy avionëve amerikanë me emigrantë të dëbuar nga SHBA me urdhër të Donald Trump. Lidhur me këtë ka reaguar edhe sekretari i Shtetit, Marco Rubio i cili thekson se administrata Trump nuk do lejojë askënd të përfitojë prej saj.
Më tej fajëson presidentin kolumbian Petro se doli nga fjala, pasi sipas Rubios fillimisht do i pranonte emigrantët.
'Presidenti Trump e ka bërë të qartë se nën administratën e tij, Amerika nuk do të gënjehet dhe as do të përfitohet më. Është përgjegjësi e çdo kombi të marrë përsëri qytetarët e tyre që janë të pranishëm ilegalisht në Shtetet e Bashkuara në mënyrë serioze dhe të shpejtë. Presidenti kolumbian Petro kishte autorizuar fluturimet dhe kishte dhënë të gjitha autorizimet e nevojshme dhe më pas e anuloi autorizimin e tij kur avionët ishin në ajër. Siç tregohet nga veprimet e sotme, ne jemi të palëkundur në angazhimin tonë për t'i dhënë fund emigracionit të paligjshëm dhe për të forcuar sigurinë kufitare të Amerikës.' thotë Rubio në reagimin e tij.
O Rubio po ti çfar je o Rubio ? A ke turp ti mor burec. Trampi ēshtē IDJOT i ler. Amerikanēt do ja shofin hajrin Trumpit. Do thon çi bom vetes.
PërgjigjuKujdes Amerikën Latine se po rritën tarifat ata, Trumpi faliment
PërgjigjuBRAVO RUBIO...
PërgjigjuRubio amerikan den baba den or teeeejjjjj