Presidenti amerikan Donald Trump ka sulmuar televizionet ABC dhe NBC, duke i quajtur ato të njëanshme dhe një kërcënim për demokracinë. Presidenti deklaroi se këtyre televizioneve duhet që t'i hiqen licencat.
"Ato duhet t'i humbasin licencat për mbulimin jo të saktë që kanë bërë. Gazetaria e shtrembër nuk duhet të shpërblehet, duhet të ndërpritet', tha ai.
Kjo nuk është hera e parë që Trump sulmon mediat televizive ose kërcënon t’u heqë licencat.
Vitin e kaluar, Trump zgjidhi një padi për shpifje kundër ABC për 15 milionë dollarë, dhe ai ishte i famshëm për prezantimin e emisionit “The Apprentice” në NBC përpara se të hynte në botën e politikës./Foxnews
Komente
