Bota

SHBA/ Prifti ‘sociopat’ dhunonte seksualisht dhe presiononte të mitur! Dënohet me burgim të përjetshëm 41- vjeçari

13 Nëntor 2021, 03:33| Përditesimi: 13 Nëntor 2021, 03:54

  • Share

SHBA-  Një prift në qytetin e Ohio 41- vjeçari Robert D. McWilliams është dënuar me burgim të përjetshëm nga akuzat për shfrytëzim seksual, trafikim dhe pornografi të të miturve.

Prifti i Dioqezës Katolike të Cleveland u dënua me burgim të përjetshëm për sulmin, abuzimin dhe trafikimin e dyshuar të të miturve. Prokurorët thanë se ai përdori informacione nga rrëfimi për të shantazhuar djemtë e mitur në marrëdhënie seksuale jo konsensuale dhe kishte pozuar si një vajzë adoleshente në internet midis identiteteve të tjera të rreme. McWilliams gjithashtu kërcënoi të tjerët dhe kërkoi foto dhe video seksuale nga të miturit në internet.

‘Duke përdorur rolin e tij në Kishë, McWilliams shkeli sakramentin e rrëfimit për të identifikuar viktimat e mundshme dhe u ofroi këshilla fetare viktimave që ai 'i zhvaste' nën alter ego të cilën e krijoi qëllimisht për të fshehur identitetin e tij. Ai përdori gjithashtu mediat sociale për të synuar dhe tërhequr fëmijët e vegjël në botën shfrytëzuese të trafikimit seksual të të miturve, të gjitha pasi kishte grumbulluar tashmë një koleksion të madh të pornografisë së dhunshme për fëmijë.’, tha avokatja në detyrë e SHBA, Bridget M Brennan sipas një deklarate nga Departamenti i Drejtësisë 

Autori është cilësuar si sociopat dhe sadist pasi vetëm një i tillë mund të pranonte mikëpritjen e një familjeje për tu zhdukur në një dhomë tjetër në mënyrë që t'i transmetonte nënës së viktimës imazhe tronditëse. Willimas i vëzhgonte reagimet e familjarëve në një dhomë tjetër të shtëpisë dhe ndjente një lloj kënaqësie të vazhduar. Sipas autoriteteve ai përshkruhet si njeri i ftohtë dhe jashtëzakonisht i pamëshrishëm.

McWilliams shërbeu si prift në kishën katolike të Shën Jozefit në Strongsville, Ohio. Një aktakuzë e ngritur vitin e kaluar thoshte se ai ishte përfshirë në sjellje abuzive seksuale nga viti 2017 deri në vitin 2019.

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?