Bota

SHBA, prindërit pa maska protestojnë jashtë shkollës! Kërcënojnë profesionistët e shëndetit: E dimë kush jeni

12 Gusht 2021, 16:29| Përditesimi: 12 Gusht 2021, 16:34

  • Share

Skenat natën e mbrëmshme në Franklin, Tennessee në Shtetet e Bashkuara nuk mund të jenë asgjë tjetër përveç se një çmenduri, ku një grup prindërish shqetësuan dhe sulmuan verbalisht disa punonjës shëndetësorë, të cilët pas takimit me bordin e shkollës së bashku me profesorët, votuan për vendosjen e maskës së detyrueshme për nxënësit si një masë mbrojtëse kundër COVID- 19 

Disa madje kërcënuan një burrë brenda makinës së tij: «Jo më maska. Ne e dimë se kush je, ikni se do t’ju ​​gjejmë ».

Vendimi u mor në një kohë që një masë e tillë po diskutohet edhe në pjesët e tjera të vendit.

Shqetësimet për përhapjen e variantit Delta dhe shtimi i shtrimeve në spital edhe në ketë grupmoshë ka bërë që Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve të rekomandojnë që nxënësit nga kopshti deri në klasën e 12 të mbajnë maska ​​në shkollë, së bashku me mësuesit.  Ndërsa Akademia Amerikane e Pediatrisë rekomandon maska ​​në shkolla për të gjithë mbi moshën 2 vjeçare. Ndërkohë që pediatret rekomandojnë përdorimin e maskës duke qenë se fëmijët vuajnë nga simptomat afatgjata.

 

Komento

Komente

  • Lol: 12/08/2021 14:51

    Injorant

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?